TIRANE - Një person mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të martës në afërsi të Priskës, ndërsa i lënduari akuzon se personi që ka qëlluar ndaj tij është kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës,
Florenc Hoxha. Ngjarja ndodhi rreth ores 23:20 ne afersi te baneses se kretu te INUV, ndersa i plagosur mbeti Ylber Isufaj, 40 vjeç i cili ka thënë për policine se është qëlluar nga Hoxha dhe truproja e tij duke qelluar nga banesa. Sipas Policisë së Tiranës, në një njoftim zyrtar të mëngjesit të sotëm, dyshohet se Isufaj është konfliktuar me Florenc Hoxhën dhe shtetasin Sulejman I. për motive pronësie.
Florenc Hoxha per A1 REPORT: Nuk e kam qelluar une, eshte inskenimNë lidhje me ngjarjen, vetë Florenc Hoxha ka kontaktuar televizionin A1 REPORT ku ka mohuar përfshirjen në këtë situatë.
Sipas tij gjithçka është një inskenim dhe se nuk është qëlluar me armë nga banesa e tij. Ai tha se ishte i plagosuri ai që është konfliktuar me truprojën e tij pas një tentative sipas Hoxhës, për të ofenduar familjen e kryeinspektorit të INUV.
Kreu i INUV tha se Isufi është dhëndri i kryetarit të Partisë Socialiste të komunës Surrel në Tiranë dhe se sipas Hoxhës, ai është një pijanec.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia shqoëroi në komisariat gjatë mbrëmjes Florenc Hoxhën, truprojën e tij si dhe 4 persona të tjerë të cilët ndodheshin në banesën e tij. Ata do të merren në pyetje për të hedhur dritë mbi plagosjen.
Por nga ana tjetër, Hoxha tha për A1 REPORT nuk është shoqëruar nga policia, por ka shkuar në komisariat së bashku me të shoqen dhe avokatin e tij për të bërë kallëzim në lidhje me konfliktin e pretenduar prej tij mes truprojës dhe Ylber Isufajt.
(Në foto: Makina e ekspertizës së policisë ne vendngjarje)Ndërkaq nga dëshmitë e banorëve, mësohet se i plagosuri ishte me motorr në momentin e konfliktit.
Rrethanat e konfliktit me armë zjarri janë ende të paqarta, ashtu si dhe autori i plagosjes, ndërsa pritet që marrja në pyetje e të përfshirëve në ngjarje të zbardhë të vërtetën.
(Në foto: Zona pranë banesës së Florencë Hoxhës )Policia është futur edhe në banesën e Florenc Hoxhës për të zbuluar nëse është qëlluar me armë prej aty. Ne vendin e ngjarjes kane qene disa shefa krimesh te policise dhe nendrejtori i Policise se Tiranes, Pandi Sulla. I plagosuri mesohet se ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.
Rrethanat e konfliktit me armë zjarri janë ende të paqarta, ashtu si dhe autori i plagosjes, ndërsa pritet që marrja në pyetje e të përfshirëve në ngjarje të zbardhë të vërtetën.
Policia është futur në banesën e Hoxhës dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(Në foto: kreu i Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik ne Bashkine e Tiranes, Florenc Hoxha)*Shkrimi u publikua fillimisht në orën 23:59 të 5 Gushtit 2014, dhe u perditesua sot
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3060
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I shitën si kriminelë brenda në selinë e PD, e vërteta e fotos së njerëzve me maska të postuar nga Floriana Garo
6 Janar 2022, 19:25
-
Dhëndri i Berishës 'sherr' në Facebook me drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, kërcënojnë njëri-tjetrin se do i zbulojnë të vërtetat
7 Dhjetor 2021, 17:07
-
Ndalimi i dhunshëm i Iftarit, Rama: Është çmenduri e padëgjuar! Duhet qetësi, durim dhe besim! E diela i jep fund mallkimit të së shkuarës
22 Prill 2021, 11:46
-
‘Do kesh dëgjuar për mua’, specialisti në Vaqarr rrëfen si u kërcënua nga përfaqësues të PD: Florenc Hoxha më hyri në makinë e më goditi
22 Prill 2021, 11:41
-
Grupi i PD bllokon shpërndarjen e ushqimeve për iftar në Vaqarr, hetohet për plagosje Florenc Hoxha! 'Do ta bëj trupim vrima, vrima', i kërcënuari: Si më goditi në makinë
22 Prill 2021, 09:46
-
Marrëzia e PD, Florenc Hoxha ndalon iftarin e shtruar nga Elvis Naçi
22 Prill 2021, 07:26
-
'Shqipëria fiton', ish-drejtori i Bashës dhunoi mbështetësin e PS-së, Hoxha: I jap gjithkujt çfarë meriton! Veliaj: Rrugaçët e SHQUP-it do ta marrin atë që meritojnë më 25 prill
4 Shkurt 2021, 10:21
-
Ish-drejtori i Lulzim Bashës dhunon me mjete të forta mbështetësin e PS-së, përfundon në polici
3 Shkurt 2021, 22:24
-
Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Florenc Hoxhës
18 Qershor 2020, 16:08
-
Florenc Hoxha godet protestuesit që bënë thirrje kundër Lulzim Bashës (VIDEO)
19 Maj 2020, 11:27