Procedohet penalisht djali i Fahriut
kandidat i PD-së në Pogradec
Vendimi për të shfrytëzuar fëmijët me aftësi të kufizuara në fushatë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Klevis Balliut, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Korçë.
Vendimi për të shfrytëzuar fëmijët me aftësi të kufizuara në fushatë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë Klevis Balliut, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Korçë.
Burime brenda Prokurorisë së Korçës bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në media, ndaj djalit të Fahri Balliut ka nisur një procedim penal.
Mësohet se pamjet dhe filmimet e marra në atë takim janë vendosur në dispozicion të hetimeve.
(Klevis Balliu shpërndan dhurata te fëmijët me aftësi të kufizuara)Me takimin elektoral të 1 qershorit me këta fëmijë, përveç tejkalimit të çdo norme morale, Balliu shkeli njëkohësisht dy ligje, kodin zgjedhor që pengon rreptësisht përdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Klevis Balliu është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të gafave të tij gjatë kësaj fushate.
Në një takim elektoral në Pogradec, i riu ish-këshilltar i Nishanit premtoi "diell demokratik për Pogradecin në datën 26 qershor", duke sjellë në vëmendjen e gjithëkujt Ferdinand Xhaferajn e 2011-ës kur u shpreh se do përmirësonte cilësinë e diellit.
Por Balliu ka shkuar edhe më tej, po nga Pogradeci ai sulmoi degën e PD-së si dhe kryetarin e bashkisë i cili është gjithashtu i PD-së se s'kanë bërë asgjë për qytetin dhe e kanë lënë jetim atë. Për të mos përmendur më tej analfabetizimin e tij funksional në gjuhën shqipe aq sa edhe CV-në e dorëzuar në
KQZ dhe formularin e dekriminalizimit e ka plotësuar me gabime drejtshkrimore. /
Lexo.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
23 Tetor, 19:26
-
Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ! ‘Mollë sherri’ pasaportat e skaduara (VIDEO)
19 Tetor, 14:54
-
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Erjon Mekës
18 Tetor, 14:11