TIRANE- Rregullorja e re e Policisë së Shtetit ka të përcaktuar jo vetëm rastet e ndëshkimit, por dhe procedurën e rritjes në gradë si dhe të vlerësimit të forcave të rendit. “Punonjësi që dëshiron të marrë pjesë në procesin e konkurrimit për fitimin e gradës, aplikon pranë strukturës së burimeve njerëzore ku është i emëruar, brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në rregullore.

Ndërkohë në nenin 164 parashikohet dy faza të konkurrimit. “Në procesin e konkurrimit për fitimin e gradës “Nënkomisar” dhe “Komisar”, aplikanti vlerësohet në testimin me shkrim dhe intervistën me gojë. Në procesin e konkurrimit për fitimin e gradës “Kryekomisar” deri “Drejtues i parë”, aplikanti vlerësohet në testimin me shkrim, ushtrimet vlerësuese dhe intervistën me gojë”.