Një ndryshim shumë i rëndësishëm është bërë në procedurën që duhet të zbatojnë qytetarët për të ndërruar pronësinë e automjeteve.

Më përpara kur shisje apo blije një makinë, pas aktit të shitblerjes tek noteri duhet të kryeje veprime në disa institucione shtetërore për të ndryshuar pronësinë, por tashmë nga data 1 mars gjithçka do të jetë shumë më e thjeshtë dhe shumë më e lirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nga data 1 mars të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, kjo procedurë do të bëhet direkt në sportelet e këtij institucioni.

Shërbimi do të ofrohet në çdo drejtori rajonale ndërsa mësohet se tarifa e shërbimit do të jetë 1400 Lekë

"Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars! #MëLehtëMëShpejtMëLirë#ShërbimePublikeLehtësuese", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.