PD: 946 kandidatë për deputetë kaluan fazën e parë, numrat në qarqe! Humbësit poste politike kur të vijmë në pushtet

TIRANE-Partia Demokratike njofton se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin. Selia blu deklaron se procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë.

"Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjen e kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike".

Më tej, PD-ja njofton se kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit, pra që nuk e kaluan fazën e parë, janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për t’u përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike.

"Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të  përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal". 

Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do ti nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit, të ndarë në qarqe si më poshtë:

1.            Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë 6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.

2.            Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë 8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.

3.            Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10 gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.

4.            Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.

5.            Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.

6.            Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.

7.            Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.

8.            Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.

9.            Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.

10.          Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.

11.          Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.

12.          Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67 gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek antarësia e Partisë Demokratike.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/08/2020 00:06

    C'vlere ka Vetingu qe po beni ,kur figurat e skarcuara prej tij nuk do ti beni deputete, por do I ruani per poste te tjera Brenda parties, ose qeverise?!

    Përgjigju
  • populli demokratikas: 27/08/2020 18:13

    Sipas kesaj logjike i bie qe, ata kandidate te skualifikuar nepermjet sites se holle te komisionit te verifikimit te pastertise dhe biografise se perosnave te propozuar nga populli demokratikas i partise demokratikase, do te jene ne te ardhmen ministra drejtore, tatimore doganiere si ajka me e kulluar e partise, kjo te kujton humorin anglez te filmit humoristik ALO ALO. Hej LLULLUSH ku te con mendja ja bere naften PD-se

    Përgjigju
  • Tirona: 27/08/2020 14:39

    Sapo ka nisur reforma ne PD , nen tehun e mprehte te reformes se PD jane dhe anetaret e komisionit qe perzgjedhin kandidatet..... SHPESOJME QE KJO REFORME TE LARGOJE NJE HERE DHE PERGJITHMONE TE GJITHE ATA QE KANE QENE NEN OMBREDHEN E ATYRE QE NUK I SOLLEN ASNJE TE MIRE VENDIT GJATE KETYRE 30 VITEVE.

    Përgjigju
  • Lui: 27/08/2020 14:32

    Hahahah.. E fillova me qeshje komentin, sepse me duket shume qesharak procesi i vleresimit te figures. Ose me mire te them, me duket i pa vlere. Sepse c’kuptim ka ky proces per klasifikimin e figurave kur humbesit ( humbesit jane ata qe nuk jane te pershtatshem per deputet), nuk mund te jene ne parlament por mund te jene ne administrate apo poste politike. E per cfare po e beni kete vleresim figurash atehere? Jeni vertete qesharake!

    Përgjigju
  • O twj: 27/08/2020 14:10

    Kur te vijnw ne pushtet mua ne eshte bere purtek

    Përgjigju
  • Tosi: 27/08/2020 13:49

    Me duket se kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu paska mbetur jashte listave, jam ne merak po Strazua ns patllake dhe Paloqja a do jene ne liste. Parlamenti me ne fund do pastrohet nga gangsteret politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër