EMRAT/ Procesi ‘Sky ECC’ në Belgjikë, prokuroria kërkon 13 vite burg për dy shqiptarët! Si u kapën në laboratorin e drogës

EMRAT/ Procesi ‘Sky ECC’ në Belgjikë, prokuroria kërkon 13 vite burg për dy shqiptarët! Si u kapën në laboratorin e drogës

Foto ilustruese

Zyra e prokurorit publik federal në Belgjikë të hënën kërkoi dënime me burg nga 6 deri në 13 vjet kundër katër të dyshuarve në rastin kryesor të drogës “Encrochat/SKY”.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë që u arrestuan në një laborator droge, një vëlla i figurës kryesore Eridan Munez Guerrero dhe një burrë i lidhur me laboratorë të ndryshëm dhe një rrëmbim.

Dy shqiptarët, Paulo D. dhe Flavio B., u arrestuan më 26 tetor 2021, kur policia bastisi një laborator droge në Huysmanslaan në Ixelles. Hetuesit gjetën aty jo më pak se 177 kilogramë kokainë, si dhe shumë produkte kimike dhe të gjitha furnizimet e nevojshme për përgatitjen e kokainës për shitje, si dhe dy armë zjarri. Prokurori publik kërkoi 7 vjet burg për Flavio B. dhe 6 vjet për Paulo D, raportojnë mediat e huaja.

Javën e kaluar, gjyqtari federal Julien Moinil kishte vendosur tashmë një dënim me 9 vjet burg kundër vëllait të parë të figurës kryesore Eridan Munez Guerrero (mban mbiemrin e gruas kolumbiane). Të hënën, vëllai i dytë, Sokol C, u dënua me 7 vjet burg.

Sipas njoftimit ai punon si shofer kamioni në Shqipëri, por me pagën mujore prej 800 eurosh ka mundur të blejë një “Range Rover”, një “Ford Mustang”, një “Mercedes”, "një varkë dhe disa apartamente”.

Sipas njoftimit në të njëjtën kohë, vëllai i tij Eridan i dërgon shuma të konsiderueshme parash nga Belgjika. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Shqipëri kemi gjetur disa dokumente që e lidhin me automjetet e përdorura në Belgjikë nga organizata kriminale.

Më në fund, gjykatësi federal urdhëroi një dënim me burg prej 13 vjetësh kundër Maringlen C., i cili mund të lidhej me laboratorë të ndryshëm të drogës.

“Gruaja e tij u arrestua në laboratorin e drogës në Graystraat, laboratori ku filloi kjo dosje. ADN-ja e tij u gjet në një laborator në Anderlecht. Ai ishte në kontakt të ngushtë me Eridan Munez Guerrero, edhe pas arrestimit të tij, dhe ai njihet nga Albelhak H. si një nga njerëzit që e rrëmbyen atë", tha magjistrati.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion