Procesionarja rrezikon të thajë parkun kombëtar të Qafë Shtamës (VIDEO)

130 hektarë me pisha në parkun Kombëtar të Qafë Shtamës janë prekur nga procesionarja, një dëmtues biologjik tepër i rëndë për pyjet me pisha, që çon deri në tharje të plotë të pemës.

Sipas specialistit të menaxhimit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të qarkut Durrës, Abdulla Hasanaj tregon dhe mbi mënyrat që duhen përdorur për të luftuar procesionaren si dhe masat që janë ndërmarrë nga kjo agjenci.

"Ka një sipërfaqe prej 130 hektarë me shkallë prekje në nivelin e 20%. Procesionarja e pishës dëmton halat e pishës dhe çon drejt tharjes së drurit. Po vijojnë studimet nëpërmjet insekteve që shkatërrojnë këtë dëmtues ose me prerje mekanike për të gjithë degët e prekura nga procesionarja", tha Abdulla Hasanaj.

Procesionarja është një sëmundje që prek pishën, por edhe infekton vizitorët pasi është larvë urtikante. Parku Kombëtar të Qafë Shtamës njihet për vlerat natyrore dhe kulturore, ato kurative dhe kulinarinë e veçantë të zonës.  

Sëmundja e Procesionares ka prekur edhe pishat në Malin e Moravës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Por: 20/01/2020 22:54

    ..edhe ne Qafen e Qarrit ne Erseke..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 6 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 6 gradë, parashikimi i motit për sot