Ky takim, konfirmon angazhimin e ProCredit Bank në mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, si promotorët kryesorë të ekonomisë vendase. Gjithashtu, këshillimi financiar është një shtyllë e rëndësishme e të bërit biznes në ProCredit Bank, ndaj, ne gjendemi pranë klientëve tanë, jo vetëm nëpërmjet Këshilluesve tanë të Biznesit, që ofrojnë shërbim të dedikuar për klientët, por edhe nëpërmjet organizimit të eventeve të tilla të biznesit, që kanë impakt të dyanshëm.
Takimi i organizuar me bizneset e Rajonit Jugor, u karakterizua nga dhënia e informacionit të përgjithshëm mbi paketën e re fiskale dhe impaktin që ajo ka në biznes. Ndër elementët më kryesorë ishin: administrimi i bizneseve nga drejtoritë rajonale tatimore; limiti i pagesave të deklarueshme në sistemin bankar; rastet dhe niveli i penaliteteve për mos-respektimin e afateve tatimore; niveli i tatimit progresiv si dhe rastet e aplikimit etj.). Për të trajtuar në mënyrë të plotë këtë temë, ishte i ftuar Z. Lefter Shehaj (Kontabilist i Miratuar).
Pjesëmarrësit shfaqën interes të madh, duke zhvilluar një sërë pyetjesh kundrejt ekspertit kontabël. Gjithashtu, në fund të takimit, pjesëmarrësit u njohën edhe me ofertat më të reja të ProCredit Bank për bizneset e vogla dhe të mesme: Kredia që plotëson nevojat e biznesit tuaj! Kjo kredi ofrohet për të gjithë bizneset që duan të bëjnë investime afatshkurtra dhe afatmesme për shuma mbi 10’000 euro, për afate deri në 84 muaj. Kjo kredi suporton të gjitha ato biznese të sukseshme të cilat kanë aftësi shumë të mira pagese por nuk plotësojnë kriteret për kolateral.
Aktiviteti i zhvilluar në Rajonin Jugor, pason aktivitet e organizuara në qytetet e Korces dhe Durresit, si pjesë e një sërë aktivitetesh që ProCredit Bank do të organizojë me bizneset e vogla dhe të mesme në rajone të ndryshme, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që bizneset do të gjejnë tek ProCredit Bank.
Ne jemi pjesë e grupit ProCredit që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në 3 kontinente. Ne ofrojmë standardet më të larta gjermane në shërbimin ndaj klientit, komunikimin e thjeshtë dhe transparent si dhe ofrojmë shërbime të përgjegjshme financiare.
ProCredit Bank, Banka partnere e biznesit!
Redaksia online