Proda takim me kryetarin e Prezencës së OSBE-së: Prioritet trajnimi i policisë në zgjedhje
Ilir Proda dhe Michel Tarran
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi sot një takim me Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Ambasadori Tarran i uroi Prodës, suksese në detyrën e rëndësishme. Ai e vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike dhe trafiqeve të paligjshme.
Proda e njohu ambasadorin, me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në trajnimin e pritshëm të Policisë, për zgjedhjet.
Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndër vite. Më tej, Proda dhe Tarran theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.
Tarran e siguroi Prodën se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e nevojave dhe e kërkesave të Policisë në rrugën e saj drejt fuqizimit.
Ambasadori Tarran ka theksuar se ngritja dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë Vendore në të gjithë vendin është domosdoshmëri dhe modeli që funksionon në Elbasan duhet të jetë busull orientimi edhe për qarqet e tjera.
Ambasadori falënderoi Drejtor Prodën, për mbështetjen e kësaj nisme dhe për kontributin e tij kur ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ngritjen e këshillave të sigurisë.
Në përfundim të takimit, Drejtor Proda e ka garantuar ambasadorin se Policia është e baraslarguar nga subjektet politike dhe vlerësimin e fituar nga proceset zgjedhore të kaluara jo vetëm do ta ruajë, por do ta konsolidojë më tej.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 774
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Michel Tarran: Kryepeshkopi Anastas i Shqipërisë, një artizan i palodhur i ngjalljes së kishës
5 Mars, 15:37
-
Proda takim me drejtorin e Policisë së Kosovës: S’ ka nevojë për ceremoni protokollare, për të pritur mikun në shtëpinë e tij
3 Mars, 17:57
-
Zgjedhjet e 11 majit, fillon trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit! Proda: Do garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
24 Shkurt, 14:10
-
Proda pritet nga homologu italian: Bashkëpunim për të luftuar grupet kriminale e trafikun e drogës
22 Shkurt, 10:02
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Policia Federale e Gjermanisë dhuron 345 mijë euro pajisje për Kufirin, Institutin Shkencor dhe Departamentin e Krimit! Proda: Do ndihmojnë për luftën ndaj krimit të organizuar
14 Shkurt, 12:59
-
Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri, Giulia Re: Policia e Shtetit partner i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit
12 Shkurt, 16:02