“Duke braktisur fermerët keni braktisur Shqipërinë, mos e lini bujqësinë të mjerë”, kjo ka qenë pankarta e ngjitur mbi traktorët e “braktisura” të fermerëve të Devollit anës rrugës, të cilët mëngjesin e sotëm kanë protestuar për prodhimet e pashitura.
Fermerët e Devollit kanë protestuar përpara zyrës së bujqësisë rajonale në Devoll për rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe të shtimit në tërësi të kostove të tyre.
Në një protestë që zgjati përreth një ore, në mënyrë simbolike fermerët vendosën të qëndronin në anë të rrugës, ku rreshtuan edhe traktorët, karrocat dhe mjetet e tyre të punës.
Duke folur për mediat gjatë protestës, njeri prej fermerëve të dëshpëruar nga situata përballë së cilën gjendjen, tha se çmimi i nitratit i cili i duhet grurit për t’u rritur, është trefishuar nga viti i kaluar, duke u bërë i paërballueshëm.
“Drejt rrugës së falimentit po shkojmë. Vjet në 2021 e kemi marrë nitratin me 30 mijë lekët lugën, tani për momentin është 90, ndërsa gruri shitet me 30 lekë. Nuk përballojmë dot kostot e larta, këtu është problemi. Duhen lekë. Kemi shpresë mos i shesim, si përfundim asgjë s’kemi për të shitur.”, u shpreh ai.
“Po protestojmë për çmimin e naftës, të plehrave, mosshitja e produkteve bujqësore. Deri në këto momente që flasim, nuk ke i hedhur fare nitrat, gruri duhet trajtuar. Leku i djemve tanë në emigrim për 30 vjet për të bërë Shqipërinë, sot të gjitha këto po shkatërrohet. Një popull i vdekur që sot ne presim ta na varrosin. Shteti as nuk e di që ka njerëz në Devoll, apo në të gjithë Shqipërinë. Jemi të vdekur l presim të na varrosin, po mbijetojmë me fasule, bukë dhe patate. Po mbijetojmë. Kemi tonelata me mall të pashitura.”, tha një tjetër.
Lidhur me protestën e ditës së sotme, një reagim në rrjetin e tij social ka bërë edhe ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i cili tha se është pikërisht qeveria ajo që po i shkatërron fermerët.
Fermerët e qarkut të Korçës vitet e fundit po përballen edhe me mbetjen stok të prodhimeve duke bërë që shumë prej tyre të hedhin prodhimet apo të presin drutë frutorë.
Njeri prej fermerëve gjatë protestës së sotme në Bilisht i dëshpëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe mosshtija e produkteve bujqësore, tha se e vetmja gjë që i ka mbetur është të varroset, pasi siç tha mezi mbajnë familjet me bukë.
“Po protestojmë për çmimin e naftës, të plehrave, mosshitja e produkteve bujqësore. Deri në këto momente që flasim, nuk ke i hedhur fare nitrat, gruri duhet trajtuar. Leku i djemve tanë në emigrim për 30 vjet për të bërë Shqipërinë, sot të gjitha këto po shkatërrohet. Një popull i vdekur që sot ne presim ta na varrosin. Shteti as nuk e di që ka njerëz në Devoll, apo në të gjithë Shqipërinë. Jemi të vdekur l presim të na varrosin, po mbijetojmë me fasule, bukë dhe patate. Po mbijetojmë. Kemi tonelata me mall të pashitura.”, tha ai.
Një tjetër duke folur për mediat, tha se nitrati i cili është i rëndësishëm për rritjen e grurit është shtrenjtuar 3 herë më shumë nga viti i kaluar.
“Drejt rrugës së falimentit po shkojmë. Vjet në 2021 e kemi marrë nitratin me 30 mijë lekët lugën, tani për momentin është 90, ndërsa gruri shitet me 30 lekë. Nuk përballojmë dot kostot e larta, këtu është problemi. Një kuintal nitrat është i barabartë me 3 kuintal grurë, ku ti gjejmë lekët që të punojmë’, shprehet një tjetër fermer. Duhen lekë. Kemi shpresë mos i shesim, si përfundim asgjë s’kemi për të shitur. ”, u shpreh një tjetër.
Një fermer u shpreh se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, protesta do të zhvendoset në parlament, pasi siç theksoi ata nuk e kanë me një parti por me te gjithë parlamentin.
“Nafta është baza jonë, duam të ulet çmimit. Të ulet çmimi i plehrave kimike, se ne pa ato nuk bëjmë dot. Ne nuk mbajmë do familjen me bukë. Sepse ne nuk duam të pasurohemi, nuk do të pasurohen fermerët. Nuk e kemi me partinë, por me parlamentin, atje do të protestojmë derisa të na dëgjojnë.” , tha ai.
Duke folur për mediat, tha se e vetmja mundësi për “t’i shpëtuar” kësaj situate është emigrimi.
“Prodhimet bujqësore kalben dhe janë kosto minus për familjet e fermerëve dhe në këtë mënyrë detyrohen të largohen jashtë vendit për të plotësuar deficitet”, tregoi ai.
Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar një fotografi nga protesta e fermerëve në Bilisht, duke thënë se ata po i shkatërron qeveria.
Braimllari akuzoi “rilindjen” se po përdor bujqësinë në funksion të pastrimit të parave dhe oligarkëve. Ai shtoi se fermerët janë mashtruar rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.
“Fermerët e Devollit ne proteste për çmimin e lartë të naftës.
Rilindja, bujqësinë po e përdor në funksion të pastrimit të parave dhe të oligarkëve.
Fermeri i mesëm vendas po shkatërrohet çdo dite
Fermerët e Devollit po përballen me kushte shumë të vështira për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.
Zona me prodhuese e vendit sot përballet me falimentimin.
Rilindja mashtroi fermerin vendas me rimbursimin e karburantit, skemë të cilën e përdoren si mjet presioni në fushatë për të tjetërsuar vullnetin e votës së fermerit.”, shkruan ai.