Protesta në Bilisht, fermeri: Jemi të vdekur, kemi tonelata me prodhime të pashitura! Një tjetër: Nuk mbajmë dot familjet me bukë

 

Njeri prej fermerëve gjatë protestës së sotme në Bilisht i dëshpëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe mosshtija e produkteve bujqësore, tha se e vetmja gjë që i ka mbetur është të varroset, pasi siç tha mezi mbajnë familjet me bukë.

“Po protestojmë për çmimin e naftës, të plehrave, mosshitja e produkteve bujqësore. Deri në këto momente që flasim, nuk ke i hedhur fare nitrat, gruri duhet trajtuar. Leku i djemve tanë në emigrim për 30 vjet për të bërë Shqipërinë, sot të gjitha këto po shkatërrohet. Një popull i vdekur që sot ne presim ta na varrosin. Shteti as nuk e di që ka njerëz në Devoll, apo në të gjithë Shqipërinë. Jemi të vdekur l presim të na varrosin, po mbijetojmë me fasule, bukë dhe patate. Po mbijetojmë. Kemi tonelata me mall të pashitura.”, tha ai.

Një tjetër duke folur për mediat, tha se nitrati i cili është i rëndësishëm për rritjen e grurit është shtrenjtuar 3 herë më shumë nga viti i kaluar.

“Drejt rrugës së falimentit po shkojmë. Vjet në 2021 e kemi marrë nitratin me 30 mijë lekët lugën, tani për momentin është 90, ndërsa gruri shitet me 30 lekë. Nuk përballojmë dot kostot e larta, këtu është problemi. Një kuintal nitrat është i barabartë me 3 kuintal grurë, ku ti gjejmë lekët që të punojmë’, shprehet një tjetër fermer. Duhen lekë. Kemi shpresë mos i shesim, si përfundim asgjë s’kemi për të shitur. ”, u shpreh një tjetër.  

Një fermer u shpreh se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, protesta do të zhvendoset në parlament, pasi siç theksoi ata nuk e kanë me një parti por me te gjithë parlamentin.

“Nafta është baza jonë, duam të ulet çmimit. Të ulet çmimi i plehrave kimike, se ne pa ato nuk bëjmë dot. Ne nuk mbajmë do familjen me bukë. Sepse ne nuk duam të pasurohemi, nuk do të pasurohen fermerët. Nuk e kemi me partinë, por me parlamentin, atje do të protestojmë derisa të na dëgjojnë.” , tha ai.

Duke folur për mediat, tha se e vetmja mundësi për “t’i shpëtuar” kësaj situate është emigrimi.

“Prodhimet bujqësore kalben dhe janë kosto minus për familjet e fermerëve dhe në këtë mënyrë detyrohen të largohen jashtë vendit për të plotësuar deficitet”, tregoi ai.


Lajmi kryesor:

Prodhime të pashitura dhe rritja e çmimeve, fermerët e Devollit ngrihen në protestë: Duke na braktisur, braktisni edhe Shqipërinë! Çmimet janë trefishuar


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet