Prodhimet vendase bëhen jo-konkurruese, rritet me 8.5% importi i ushqimeve për vitin 2023

Prodhimet vendase bëhen jo-konkurruese, rritet me 8.5% importi i ushqimeve për vitin 2023

Foto ilustruese

Deficitet në prodhim dhe rritja e kostove po i bën gjithnjë e më shumë prodhimet vendase jo konkurruese.

Të dhënat e INSTAT nga tregtia e jashtme tregojnë se në 11 mujorin e 2023 importet e ushqimeve në sasi pësuan rritje vjetore me 8.5% teksa eksportet e ushqimeve në sasi mbeten në vendnumëro me rritje vetëm 0.7%.

Gjatë 11 -mujorit importet e ushqimeve ishin 2.8 herë më të larta se eksportet, teksa në të njëjtën periudhe të vitit 2022 ky raport ishte 2.6%.

Tkurrja e prodhimit në njërën anë dhe rritja e kërkesës nga prurjet e mëdha turistike po rigjenerojnë kanalet e importit, të cilat me gjasë mund të ndikojnë në dobësimin e mëtejshëm të prodhimit.

Në disa kategori, sidomos në bulmet importet shpesh po vijnë me çmime konkurruese me prodhimet vendase. Kjo konkurrencë ndihmohet edhe nga një mendësi e konsumatorëve shqiptare që besojnë më shumë të produktet e huaja se tek ato të vendit.

Përgjatë dekadës së kaluar eksportet e prodhimeve shqiptare në sasi janë rritur me shumë se importet. Kjo ecuri është ndihmuar nga zgjerimi i investimeve në kanalet eksportit, grumbullim, magazinim dhe transport.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve hendeku në tregtinë e jashtme të ushqimeve u reduktua ndjeshëm. Në vitin 2012 importet e ushqimeve ishin 6 herë më të larta se eksportet, ndërsa në vitin e kaluar 2.6 dhe këtë vit 2.8.

Turizmi po shikohet si nxitës për prodhimin vendas, por mungojnë politikat që ndërmjetësojnë bashkëveprimin e sektorëve. Të dhënat të INSTAT tregojnë se prodhimi në bujqësi ka rënë në një trend rënës të qëndrueshëm në dy vitet e fundit i paprecedentë për periudhën e tranzicionit.

Sakaq zonat rurale të Shqipërisë kanë potencial të madh për turizëm të qëndrueshëm, por ky potenciali ende nuk është shfrytëzuar plotësisht dhe as i lidhur me sektorë të tjerë të ekonomisë lokale, si p.sh bujqësia dhe përpunimi i produkteve tradicionale dhe tipike për të mbështetur agroturizmin.

Turistët i kanë vënë në presion restorantet për receta të bazuara në produkte lokale, por nga ana tjetër bujqësia po vuan nga mbështetja e ulët buxhetore, bllokimi i fondeve nga BE, reduktimi i fuqisë punëtore, kostot e larta të punës dhe inputeve dhe mungesa e këshillimit dhe orientimit./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elda: 28/12/2023 09:07

    Te mos ti bejne me hormone dhe bojera dhe behen konkuruese prape. Nuk ua kemi borxh tw na zere ndonje e keqe se do fshatari te abuzoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja