Pasaportat sërish me koncesion, por synohet të ndryshohet kompania për prodhimin e dokumenteve

TIRANË- Prodhimi i dokumenteve biometrike do të jepet sërish me koncesion sipas formulës Partneritet Publik Privat, por këtë rradhë një tjetër kompanie edhe pse kontrata aktuale mbaron në vitin 2023.

Në një vendim të fundit qeveria shqiptare ka përcaktuar si autoritet kontraktues Ministrinë e Brendshme, e cila ngarkohet të kryej të gjitha procedurat për këtë konçension. Ky shërbim është dhënë me koncesion që prej vitit 2008, kontrata u lidh fillimisht me kompaninë  “Sagem Security”, e njohur tashmë me emrin IDEMIA.

Teksa në mars të vitit 2013 mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë u arrit marrëveshja për shtyrjen e kontratës edhe me 10 vite të tjera, deri në vitin 2023. Megjithatë, me sa duket qeveria parashikon përfundimin para kohe të marrëveshjes dhe synon të hapë garën për t’ia dhënë një tjetër kompanie këtë shërbim.

Ndërkohë një tjetër tender është firmosur nga kreu i Policisë Ardi Veliu për prodhimin e 33 mijë kartave të lejeqëndrimeve në vendin t9onë për të huajt. Projekti do ti kushtojë buxhetit 1.4 milionë euro.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë