Sipas ekspertëve të sektorit të hidrokarbureve, rënia graduale e prodhimit nuk ka ardhur si pasojë vetëm e reduktimit të vendburimeve, por edhe nga “shkrehja” e drejtimit nga administrata e kompanisë. Në fakt, nga viti në vit, qeveria, nëpërmjet vendimeve të posaçme, ka dhënë me koncension vendburime të naftës në favor të kompanive private, duke ja hequr ato nga administrimi Alpbetrolit, për shkak edhe të teknologjisë së vjetër e joefikase që përdor kjo e fundit.
Por, nga ana tjetër, edhe ato vendburime të naftës që janë nën administrimin e Albpetrolit kanë patur probleme me regjistrimin në hipotekë, çka ka qenë një tjetër problem madhor edhe gjatë negociatave për shitjen, duke ndikuar në dështimin e privatizimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja .com (print) 26.03.2013
Redaskia Onlone
(b.m/shqiptarja.com)