/ATSH-E.Xhajanka/- Prodhimi i perimeve të freskëta në vend është rritur me 35% gjatë këtij viti, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ekspertët e bujqësisë shprehen se fondet e alokuara për bujqësinë nuk janë shpenzuar si përkrahje sociale për fermerët, por janë përdorur vetëm për ngritje dhe forcim të kapaciteteve të prodhimit, ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve bujqësore.
Për rrjedhojë, këtë vit u dyfishua edhe oferta prodhuese. E shprehur si vëllim prodhimi, këtë fund 6-mujori arriti në 44 000 ton perime të eksportuara në krahasim me 27 000 ton të një viti më parë, sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë.
Specialistët e fushës thonë se, praktika e prodhimit në sera ka një sërë avantazhesh që pasqyrohen tek prodhimi gjithëvjetor, rendimenti më i lartë, pothuajse 3.5 herë etj. Kjo reflekton edhe në treguesit e tregut ku çmimet e perimeve gjatë këtij viti janë ulur për shkak të rritjes së prodhimit vendas. Perimet e prodhuara në sera zënë peshën kryesore në strukturën e prodhimit bujqësor vendas, duke qëndruar në avangardë të treguesve pozitiv bujqësor.
Ndërkohë ajo që politikat e dikasterit të bujqësisë synojnë në të ardhmen, është diversifikimi i prodhimit bujqësor në përputhje me avantazhet tona konkurruese dhe krahasuese dhe zgjerimi i kultivimit dhe prodhimit të më shumë kulturave të tjera jo tradicionale si kivi, luleshtrydhe, boronicë, avokado, asparagus, shafran, bimë të tjera aromatike, erëza etj
/Shqiptarja.com