Prodhimi i portokalleve/ Eurostat motivon Shqipërinë: Potenciali më i lartë në Europë (Tabela)

Prodhimi i portokalleve/ Eurostat motivon Shqipërinë: Potenciali më i lartë në Europë (Tabela)

Foto ilustruese

Ndër 200 hektarë  të mbjellë, Shqipëria ka prodhuar 9100 ton portokalle gjatë 2017-ës, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat. Sipas agjencisë së statistikave të Bashkimit Europian, në Europë portokalli prodhohet në vetëm 10 shtete, kryesisht mesdhetare.

Ndër këto 10 shtete, Shqipëria është në vendin e 8-të për nga prodhimi vjetor, më mirë vetëm se Malta, që ka një sipërfaqe bindshëm më të vogël të kultivimit, dhe se Kroacia, vend që ka një klimë aspak favorizuese, si dhe sipërfaqe të vogël kultivimi si rrjedhojë.

Pra, Shqipëria përfaqëson 0.07% të sipërfaqes së kultivuar me portokalle në Europë, dhe 0.14% të të gjithë prodhimit europian të të njëjtit frut. Kjo do të thotë se prodhimi në vendin tonë është përtej potencialit europian, plot 2 herë mbi këtë normë.

Në nivel europian, në vend të parë për nga prodhimi qëndron Spanja me 3.3 milionë tonë, e ndjekur nga Turqia, me 1.9 milionë, Italia me 1.5 milionë, Greqia me 960 mijë, Portugalia me 313 mijë, Qipro me 21 mijë, dhe Franca me 10 mijë.

Prodhimi i portokalles në Europë nga Eurostat

Marrë nga SCAN

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet