Kanada- Një ndërmarrje kanadeze e quajtur Canadian Tire, që prodhon makina, ka realizuar furgonin e parë të realizuar i gjithi me akull, përveç pjesëve mekanike kritike, që janë përdorur ato normalet. 
Për realizimin e këtij furgoni, janë dashur 7 ton akull dhe është krijuar në bazën e një modeli Silverado GMC i vitit 2005. Është dashur që të vendosen edhe disa ventilatorë për të larguar ajrin e ngrohtë nga motorri, për të evituar kështu edhe shkrirjen e automjetit. 

Idea për të krijuar një furgon prej akulli, lindi për të promovuar një bateri, të prodhuar nga ndërmarrja dhe për të paraqitur rezistencën ndaj të ftohtit, një cilësi që është konsideruar e rëndësishme në Kanada.
Për të shtuar edhe vështirësitë e punës, bateria e automjetit, përpara se të vendosej në punë, është ngrirë në në një temperaturë -40°, për të parë rezistencën e saj. 

Furgoni prej akulli, ka përshkuar disa kilometra, për të dimostruar edhe funksionimin e tij dhe për të xhiruar disa plane për një spot reklamash dhe më pas u shkri në një kapanon të madh. 

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)