Prodhonte dhe shiste kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë i shpallur në kërkim! I dënuar më parë me 4 vite burg (VIDEO)

SARANDË- Mikelo Jaha është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Sarandë, i cili ishte i shpallur në kërkim. 29-vjeçari banues në Sarandë, është arrestuar për veprat penale, kultivimi i bimëve narkotike, prodhimi dhe shitja e tyre.

I riu është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.janar të vitit të kaluar, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më 3 maj të vitit 2019 i riu është kapur në vendin e quajtur "Liqeni i fshatit Levan", dhe i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një 1600 farë dhe 300 rrënjë të bimëve narkotike si dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë të riun do të kryhen nga DVP Gjirokastër. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë