Prodhonte mina me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale në Lezhë, pranga 66-vjeçarit! Pamjet nga arsenali i armëve që iu zbulua në banesë

LEZHË- Mina me telekomandë, armë zjarri, kallëpe tritoli, kapsolla e fishekë janë pamjet e arsenalit të madh të armëve që u zbulua në banesën e Qemal Ajazit në Lezhë. Policia arrestoi 66-vjeçarin, i cili kishte kthyer banesën në fshatin Arrëmollë të Lurës në "punishte" të prodhimit të minave, të cilat i shiste në Lezhë për llogari të grupeve kriminale.

"Ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale" njoftoi sot policia e Lezhës.

Operacioni u kodua ‘AMONEKS’ dhe u sekuestruan 
3 mina me telekomandë 
2 armë zjarri,
40 kallëpe tritoli,
45 kapsolla detonatore,
45 krehra me fishekë
Rreth 2 200 fishekë luftarak në banesën e 66-vjeçarit.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër dhe Prokurorinë, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi Dode: 02/06/2023 11:40

    E shikoni qe keto beduinet turq me emer Qemal e Ajaz vetem per te vrare e prere

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 02/06/2023 10:37

    Fiks si vellai i Alketa Vejsiut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot