Mirdita, një nga zonat me traditë në bujqësi pritet të përfitojë ndihmë konkrete nga sipërmarrësit italianë të rajonit të Kalabrisë. Një marrëveshje bashkëpunimi është finalizuar mes Bashkisë Mirditë, komunës San Cosmo Albanese dhe Dhomës së Tregtisë e Industrisë.
Marrëveshja parashikon asistencë teknike nga ekspertë italianë për përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, ngritjen e pikave të grumbullimit si dhe mbështetje për certifikimin e produkteve, sidomos mish e bulmet, sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Anna Madeo, konsulle nderi e Shqipërisë në Itali tha se : "Mbështetja e zinxhirit tonë të prodhimit nuk do të jetë vetëm një mbështetje teknike; natyrisht do të ketë aftësi, njohuri, profesionistë në dispozicion për të gjithë krijimin e këtij projekti, por do të jetë gjithashtu një mbështetje ekonomike dhe e tregut, sepse të gjitha prodhimet që do të realizohen në këtë projekt të ri do të shpërndahen në të gjitha kanalet dhe tek klientët që kemi sot nëpër botë, sepse projekti ka për qëllim të vlerësojë një Arbëri të re në Mirditë."
Aktualisht, Mirdita ka rreth 5400 hektarë tokë bujqësore, por vetëm 10% e saj punohet nga fermeret, pjesa tjeter ka mbetur djerrë. Mungesa e ujitjes dhe subvencionet e ulëta kanë sjelle renie te ndjeshme te prodhimit. Sakaq, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilëson këtë bashkëpunim si një mundësi reale për ringritjen e ketij sektori jetik.
“Ky është një hap konkret për të kthyer Mirditën në një zonë prodhuese”, shprehet ai.
Takimi në Rrëshen pason marrëveshjen e binjakëzimit me komunën San Cosmo Albanese në Kalabri, që i ka hapur rrugë investimeve të reja në bujqësi.
Komente











Tanti Auguri!..buona Fortuna!
Përgjigju