Prodhuesit rritën shitjet dhe pagat, rekordin e mban energjia, bën kthesë ndërtimi

Prodhuesit rritën shitjet dhe pagat, rekordin e mban energjia, bën kthesë ndërtimi

Logo e insitutit të statistikave

Prodhuesit e të mirave në vend deklaruar rritje të përgjithshme të shitjeve dhe pagave në tremujorin e parë të këtij viti. Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit vlerëson se të katër sektorët e marrë në analizë kanë shënuar një rezultat dukshëm më të mirë sesa në tremujorin e fundit të 2017.

Konkretisht për industrinë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,4 %, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 13 % kurse indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,9 %.

Ecurinë më pozitiv si sektor duket se e ka pasur ai i energjisë elektrike, gazit dhe avullit. Në raport me një vit më parë ky grup shënoi rritje në indeksin  e shitjeve neto në volum 49,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i prodhimit dhe ai i numrit të të punësuarve shënuan rritje 50,3 % dhe 11,8 . Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në grupin e furnizimit me ujë, trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve indeksi shitjeve neto në volum shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Rritje vihet re edhe tek indeksi i prodhimit në volum e cila regjistroi nivelin 12,4 %, kurse indeksi i të punësuarve rritje 7.3%.  Edhe për këtë grup kemi një rritje tek indeksi i fondit të pagave me 12 %.

Edhe sektori i ndërtimit, i cili prej të paktën dy tremujorësh shënonte rënie, e cila kulmoi në fund të 2017 duket se ka shënuar një pikë kthese. Bëhet fjalë për indeksin e shitjeve neto të cilat në tremujorin e parë 2018shënoi rritje në volum me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane