Prodi: Një Evropë pa Serbinë dhe
 pa Shqipërinë nuk është Evropë

Prodi: Një Evropë pa Serbinë dhe<br /> pa Shqipërinë nuk është Evropë
"Një Evropë pa Ballkanin, pa Serbinë dhe pa Shqipërinë nuk është Evropë". Kjo është deklarata që vjen nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi.
 
Politikani i mirënjohur italian duke folur për mediet austriake mbi progresin e Bashkimit Evropian, Prodi paralajmëron për atë që ai e quan paralizim të BE-së.
 
"Tanimë nuk është çështje nëse vendet e Ballkanit i përkasin apo jo BE-së. Çështja është kur do të ndodhë. Është e vërtetë që ne duam që të pranohem pesë vende të reja në 10 vitet e ardhshme, por ne kemi pranuar 10 vende të reja në pesëvite", tha Prodi duke përshkruar anëtarësimin e ish-vendeve sovjetike.
 
Romano Prodi këmbëngul se BE duhet të e përgjithshëm në reagimin në kuadër të rrethanave të reja të krijuara nga terrorizmi në vendet evropiane.
 
"Nëse kjo situatë do të shkaktojë rritje të pasigurisë dhe do të ndikojë në tregjet evropiane, varet nga reagimi i BE-së", theksoi ish-kreu i KE-së në intervistën për gazetën "Standard" në Vjenë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit