Prodi: Shqipëria e Serbia të nxisin
njëri-tjetrin për t’u bërë pjesë e BE
FOTO/Romano Prodi në A1Report
VIDEO/ Intervista e ish-kryeministrit

Prodi: Shqipëria e Serbia të nxisin<br />njëri-tjetrin për t’u bërë pjesë e BE<br />FOTO/Romano Prodi në A1Report<br />VIDEO/ Intervista e ish-kryeministrit
TIRANE- Shqipëria dhe Serbia duhet të nxisin njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit Europian duke shmangur konfliket dhe duke krijuar një klimë bashkëpunimi mes tyre. Këtë e ka shprehur ish-kryeministri italian Romano Prodi, si dhe ish-President i KE-së, në studion e “A1 Report”. Duke u ndalur tek incidentet gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri më 14 nëntor në Beograd, zoti Prodi tha se situata e krijuar solli shqetësim në Europë, pasi BE kërkon që të ketë bashkëpunim mes vendeve dhe jo konflikte. Ish-kryeministri italian Prodi i është referuar edhe shembujve që sjell historia e BE-së, sa i takon bashkëpunimit Gjermani-Francë, duke u shprehur se një dakordësim i tillë duhet të mos jetë kaq i vështirë edhe për rastin e Shqipërisë dhe Serbisë.
 
“Ju prekët pikërisht çështjen që më shqetëson më shumë. Për këtë thashë edhe më përpara që unë bëja shtysën mes Sllovenisë dhe Kroatëve, e njëjta gjë duhet të kryhet mes Kosovës, Serbisë edhe Shqipërisë. Nëse ka tension mes vendeve Europa ka edhe më shumë frikë. Thotë unë nuk dua probleme, nuk dua që vendet të kenë probleme mes tyre. Është e rëndësishme që vendet të bien dakord mes tyre. Nëse është bashkuar Gjermania me Francën, është kaq e vështirë të bjerë dakord Shqipëria me Serbinë. Futbolli është i shenjtë”, u shpreh zoti Prodi.
 
Një tjetër temë e rëndësishme ku u fokusua biseda janë investimet italiane në sektorët strategjikë në Shqipëri, ku z.Prodi theksoi se shkak për mungesën e tyre bëhet mungesa e politikave të përbashkëta në këtë drejtim.

Ju jeni një ndër ekspertët më të mirë të marrëdhënieve italo-shqiptare për të cilat ju keni kontribuar gjatë. Si e shpjegoni që në Shqipëri mungojnë investimet e mëdha italiane në sektorët strategjikë, pavarësisht se Italia është partneri më i madh ekonomik i Shqipërisë?
Përmasat e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme italiane në Shqipëri, pasi është më e lehtë për të krijuar marrëdhënie më të ngushta në sektorët e përmasave të vogla dhe të mesme. Sipas mendimit tim, në vitet e fundit nuk kemi bërë mjaftueshëm, pra kemi edhe një arsye politike për të organizuar investimet. Investimet janë si delet që nuk vijnë asnjëherë vetëm, investimet duhet të vijnë se bashku, duhet të udhëhiqen. Ajo çka unë mendoj është se është një veprim i përbashkët i dy qeverive, të cilat duhet të përshtatin politikat dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim, duke krijuar ura lidhëse. Ky është kushti më i mirë për t’i arritur këto, pasi kushtet ekzistojnë, është diversiteti i specializimeve. Çdo gjë duket se është në dobi të investimeve të përbashkëta. Është mungesa e një politike të përbashkët që i bën më të vështira. Pastaj kemi edhe arsye të tjera, në këto kushte sidomos ekonomia italiane nuk po shkon shumë mirë, dhe është e kotë ta fshehin këtë. Ndërsa tregtia edhe në periudhën e krizës vijon të zhvillohet investimi është një bazë për të ardhmen. Investimi kërkon edhe një moment dinamizmi të sipërmarrjes.
 
Kjo që ju po thoni ka ndodhur edhe kur ekonomia italiane nuk ishte në krizë. A ka një gjë që nuk shkon në Shqipëri për të thithur investimet strategjike italiane?

E thashë edhe më përpara se mungojnë marrëdhëniet serioze të politikës së përbashkët, kësaj i shtohet edhe kriza. Nuk thashë që investimet nuk kryhen për shkak të krizës. Ne nuk kemi një politikë strategjike të përbashkët. Konferenca e këtyre ditëve, arsyeja edhe për të cilën unë ndodhem këtu, është pikërisht që të përpiqemi të kuptojmë arsyet, dhe zgjidhjet që kjo të realizohet, pasi kjo kërkon bashkërendim të dy vendeve. Kemi edhe një fakt tjetër interesat, se ndërsa kur filloi emigrimi shqiptar në Itali patëm probleme, por tani situata është e mirë, është qetësuar, nuk kemi më probleme imazhi, sepse kemi tani një ngjashmëri të vërtetë. Por mungojnë pikërisht politikat për të ardhmen, e ka munguar edhe 7-8 vite më përpara, mungon ende, plus që këtu kemi të shtuar edhe krizën ekonomike.
 
Do doja t’ju pyesja si ish-president i KE. Në Samitin e Selanikut 10 vjet më parë u vendos përfshirja e gjithë vendeve të Ballkanit në BE, por ende këto vende janë jashtë dyerve të Europës. Ndërkohë që janë disa vende të BE-së ku janë shtuar maksimalisht zërat që këto vende të dalin nga BE. Cila është e ardhmja e BE? Dhe a ka një ndarje në BE mes veriut dhe jugut?

Me të drejtë thatë se ka vende që duan të dalin nga BE, dhe kemi raste, edhe rastin e Britanisë së Madhe që do të ketë një referendum dhe do të vendosin ato, por gjithsesi unë mendoj se do të mbeten po në BE. Po gjithsesi kanë qenë më tepër probleme të politikës së brendshme, sesa vullneti për të dalë. Gjithsesi në pjesën tjetër të BE-së nuk është vënë kurrë në dyshim që vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria duhet të jenë vende të Bashkimit Europian. Dhe ende sot kemi një veprim të përbashkët. Sigurisht kemi një rast ndarje përsa i përket Turqisë, apo Ukrainës, por Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë duhet të jenë pjesë e BE-së, dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, nuk ka pasur as dje dhe nuk ka as sot. Por cili është problemi i vërtetë? Europa nuk është më e hapur si 10 vite më parë, pasi kemi kaluar nga Europa e shpresës në Europën e frikës. Ky proces që gjithsesi bashkëndahet, krijohet dalëngadalë me një politikë të mërzitshme, të themi, të atij llogaritarit, jo më këtë politikën të hapjes. Dhe ne kemi kryer politikën e zgjerimin 10 vende në 4 vjet. Unë krijoja për shembull një ndarje mes Sllovenisë dhe Kroacisë duke i thënë sllovenëve “ju jeni të gatshëm menjëherë, por duhet të jeni të kënaqur dhe të gëzuar që do t’ju ndjekin më pas kroatët”. Ndërsa kroatëve u thoja “bëni të mundur që Sllovenia të bëhet sa më parë anëtare e BE-së”. Është e vërtetë se ekziston ky interes i përbashkët, se përndryshe i bie që Europa të përgjumet, sepse nuk kemi më atë ndjenjën e së ardhmes. Të kuptohemi se këto kriza janë të zakonshme për Europën, sepse kemi patur edhe një periudhë që quhej vitet e karriges bosh, kur Franca me De Golin nuk merrnin pjesë në mbledhjet e BE-së. Për të rifituar të njëjtin besim e entuziazëm nevojitet puna e angazhimi nga ana juaj dhe një ndjenjë e interesit të përbashkët. Nga ana e BE duhet që disa vende, dhe Italia duhet të udhëheqë që ky proces të shtyjë sa më shumë dhe ky proces të shndërrohet urgjent dhe të kryhet sa më shpejt. Sepse në botën që jetojmë sot duhet t’i mbyllim sa më shpejt këto negociata, sepse nuk mund të ecim përpara me një proves që mund të zgjasë 20 apo 30 vjet. Për shembull në rastin e Turqisë që është krejt ndryshe. Me kalimin e kohës sigurisht që duke negociuar dalëngadalë dhe duke trajtuar çdo gjë tashmë është humbur ndjenja e objektivit, pra e synimit. Unë nuk do të doja që të humbiste ky sens objektivi. Jam i qetë, jemi të qetë, por duhet të përshpejtojmë çdo gjë. Sepse pjesa europiane dhe vendet e veriut të Europës duhet të kuptojnë një gjë, se sikurse ne e kemi mbështetur me entuziazëm Gjermaninë dhe zgjerimin e vendeve të veriut të Europës, është detyrë e këtyre vendeve të na e kthejnë me të njëjtin entuziazëm edhe pranimin apo anëtarësimin e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Është një përmasë modeste kjo.
 
Një nga shkaqet e krizës mos është euro, monedha e përbashkët, e cila u krijua më shumë si zgjidhje politike. A mos bie kjo ndesh me ekonominë dhe përbën një shkak për krizën të cilën po kalon prej 6 vitesh kontinenti?

Kur ndërtuam euron e dinim se bashkimi monetar duhet të kryhej sipas marrëveshjeve edhe për bashkimin fiskal. Mbaj mend këtu edhe bisedat që kisha me Colin, dhe ai me thonte “ti je italian dhe e di që Roma nuk është ndërtuar në një ditë”. Duhet të krijohet çdo gjë hap pas hapi. Sepse e dimë që bashkimi monetar nuk mund të kryhet pa patur marrëdhënie në kuadër të bashkimit ekonomik. Janë nderuar edhe liderët europianë, e mbase nuk kanë atë sensin e Europës që kishin liderët e mëparshëm. Është shtuar këtu edhe një përparim i partive populiste, të cilët nuk kanë arritur gjithsesi përmasa të rëndësishme. Por gjithsesi kanë vënë në krizë, apo u kanë shtuar frikën vendeve që qeverisin për të treguar një farë kujdesi. Vitet e entuziazmit u ndoqën më pas nga vitet e krizës, e këtë duhet të përpiqemi ta ndryshojmë dhe të nisim me një proces zgjerimi.
 
Kriza ekonomike ndalon eksportin e kapitaleve nga vendet më të mëdha drejt vendeve në zhvillim. Izolacionizmi ekonomik është një hap i domosdoshëm për të shmangur krizën, apo Europa duhet të tregohet më agresive në tregje?

Europa sigurisht duhet të ndjekë një strategji më agresive në tregje. Por le të mendojmë diçka, ne jemi vendi i parë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, në prodhimin industrial, këto në rang botëror, numri 1 sa i përket eksporteve. Megjithatë nuk kemi asnjë lloj roli në strategjinë ekonomike botërore. Është një problem politik, dhe jo i fuqisë ekonomike, sepse fuqinë ekonomike e kemi ende. Por kur paraqitemi të ndarë, nuk kemi më atë rol të rëndësishëm. Problemi ynë tashmë është të rigjejmë atë bashkim të gjithë objektivave dhe synimeve që e bëri të rëndësishme Europën, dhe që bëri të shndërroheshin armiqtë e përbetuar në miq, siç ndodhi me Gjermaninë dhe Francën. Por kjo mund të kryhet vetëm me një veprim të përbashkët. Ndarja mes veriut dhe jugut, ndarja mes politikës ekonomike me rritjen, ndalesën apo krizën, e bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshje. Jam optimist se kjo fazë historike do të mbarojë, sepse nëse nuk mbetemi të bashkuar ne do të zhdukemi nga harta gjeografike e botës. Unë jam italian, gjatë rilindjes shtetet italiane dominonin botën. Erdhi globalizimi i parë, pasi zbulimi i Amerikës ishte i tillë. Nuk u bashkuam, dhe kjo bëri që Italia për disa vite të mos kishte më rolin që kishte për të paktën tre shekuj. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Europën, sepse jemi në globalizimin e përgjithshëm me protagonistë të rinj, SHBA-të, Rusia, Brazili, India, Kina. Në këtë kuptim jam optimist se mençuria do të dalë në pah, sepse nuk mendoj se Gjermani beson se do të arrijë e vetme gjithë këtë.
 
Kriza është shfaqur gjatë muajve të fundit edhe në Gjermani. Cili mendoni se është shkaku i kësaj situate dhe kush ka të drejtë, Renzi dhe Holande që flasin për rrezikun më të madh që vjen nga papunësia, apo kërkesa gati ultimative e Merkel që kërkon një disiplinë të rreptë buxhetore? Si e gjykoni?

Kam një mendim shumë të qetë. Së pari, ndalemi tek politika gjermane. Gjermania ka një suficit tregtar me miliarda në vit. Pra është në nivelin 7 % të nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por krahasuar me Kinën që kjo shifër është shumë më e lartë, përsa i përket këtij tremujori nuk ka patur rritje dhe shumë investime ende nuk janë kryer. Më shpjegoni aterë pse nuk duhet t’i japin një shtysë ekonomisë europiane. Unë nuk mendoj për rregullën e 3 përqindëshit, padyshim që rregullat duhet të respektohen, por kur unë isha drejtues e bëra që të ulej deficiti, dhe këtë arrita ta bëj pasi ne kishim një rritje ekonomie. Por në qoftë se bie PBB atëherë si është e mundur që të përmirësohet ekonomia. Duhet një politikë solidariteti në mënyrë që vendet të cilat kanë probleme papunësie dhe rritjeje, të rifitojnë rritjen ekonomike. Por duhet edhe disiplina fiskale, por besoj se duhet të qëndrojmë në nivelin 3 % të deficitit. Ky është rregulli që ne kemi nënshkruar dhe duhet ta respektojmë. Gjermani dhe vendet e tjera që ndajnë të njëjtën politikë duhet të mundësojnë sjelljen virtuoze ndaj vendeve të tjera. Duhet të kërkojmë më tepër, apo të vëmë politikat në zbatim. Por me politikën e shtrëngimit të Gjermanisë bëhet e vështirë arritja e vendeve të tjera dhe bëhet më e vështirë të respektohen objektivat e vendosura.
 
Çfarë kanë si avantazh vendet e ashtuquajtura BRIK-s ekonomitë e të cilave janë në një lloj bumi ekonomik prej vitesh, krahasuar me Perëndimin?

Prej një viti nuk është më kështu, Rusia është e ndalur, Brazili gjithashtu, India ka pak probleme, edhe Kina nuk është në nivelet e mëparshme. Pra nuk është më teoria e BRIK-s drejt zhvillimit. Në muajt e fundit rritjen më të madhe e kanë njohur kompanitë e SHBA të naftës, që kanë ndërruar kuadrin e referimit botëror që kanë bërë të bjerë në 3 muaj çmimi i naftës. Të gjitha vendet e mëdha që janë prodhues të energjisë dhe lëndëve të para janë objektivisht në vështirësi, ndërsa vendet si SHBA që nuk eksportojnë kanë një ekuilibër më të fortë, shumë më të fuqishëm. Periudha ku BRIK-s njohën zhvillim nuk ekziston më.
 
Prej disa kohësh po negociohet një marrëveshje mes Komisionit Europian dhe SHBA-ve, për heqjen e të gjithë barrierave doganore. Shumë vende akuzojnë Brukselin se është nën presionin e kompanive shumëkombëshe për të hapur totalisht për mallrat amerikane, ju si mendoni?

Unë mendoj se një marrëveshje e bashkëndarë e serioze do të ishte e dobishme, por mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse ka probleme në sektorin e bujqësisë, të patentave, dhe të drejtave të autorit, ka edhe probleme të ligjeve shëndetësore. Ka ende probleme në tryezë, dhe ata që mendojnë se shpejt e shpejt mund të arrijnë një marrëveshje gabojnë. Në këto momente problemet e përafrimit të dy modeleve, dy sistemeve janë të vështira. Zona ekonomike është ende e integruar, dhe hapat në bujqësi janë më të vështira nga sa duket. Në parashikimet e mia jam i kujdesshëm në arritjen e një marrëveshje. Kemi sipërmarrjet e reja që janë tashmë në treg, që e shohin Europën në një situatë ndryshe. Kemi një ndryshim të strukturave shpërndarëse, edhe të informacionit. Unë mendoj se duhet të shkojmë drejt një marrëveshje, por me kujdes dhe maturi të madhe.
 
Si e shikoni të ardhmen e Ballkanit, nëse keni parasysh se mjaftoi një ndeshje futbolli në Beograd, që të vihej në rrezik dhe të shtyhej vizita takimi mes dy kryeministrave?

Ju prekët pikërisht çështjen që më shqetëson më shumë. Për këtë thashë edhe më përpara që unë bëja shtysën mes Sllovenisë dhe Kroatëve, sepse e njëjta gjë duhet të kryhet mes Kosovës, Serbisë edhe Shqipërisë. Nëse ka tension mes vendeve Europa ka edhe më shumë frikë. Dhe aterë thotë unë nuk dua probleme, nuk dua që vendet të kenë probleme mes tyre. Unë kërkoj që të kuptojmë se është një fazë historike në të cilën të paraqiteni dhe të prezantoheni të bashkuar. Dhe nëse u bë e mundur që kanë rënë dakord apo është bashkuar Gjermania me Francën, është kaq e vështirë të bjerë dakord Shqipëria me Serbinë?! Futbolli është i shenjtë, pasi është gjëja më e thjeshtë dhe më serioze që ekziston.


prodi
prodi
prodi


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!