GBMC ka qenë një ndër producentët e parë të reperit më të famshëm shqiptar, Noizyt. Disa nga këngët e tij më të suksesshme si: Jena mbretër, Histori e gjatë dhe OTR me zemër janë kompozuar në studion e tij. Ditën e sotme në emisionin KafeIN në një lidhje direkte nga Londra ai ka folur për projektet e tij si dhe për marrëdhënien me Noizyn.
Ai shprehet se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë dhe e akuzon reperin si mosmirënjohës pasi nuk ka përmendur kurrë të mirat që i ka bërë, madje ai e ka quajtur bukëshkelë dhe mosmirënjohës.
Producenti tregon që gjithnjë e ka respektuar dhe është sjellë mirë me të : I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”. ‘E mora nga stoli, e bëra artist dhe më harroi. Nuk na përmendi në asnjë gjë. Filloi të drejtonte gishtin nga Zoti, sikur Zoti i bëri të gjitha. Po presim të bëhet vetingu dhe në gjyq do shkojnë të gjithë’-shprehet ai
Po pse "artist" e quan këtë debil?!!! Atëhere qenke me debil se ky injorant.
Përgjigju