Producenti i njohur i disa hiteve, Arbre Blass, ka qenë i ftuar në një emision radiofonik, ku ka folur për realizimin e hitit ‘Mike’ të Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut.
Producenti ka treguar më shumë detaje rreth realizimit të këngës që tashmë është një hit dhe na shoqëron në ditët e nxehta të kësaj vere.
I pyetur nga moderatorja se kush nga të tre këngëtarët ishte më kërkuesi ai përgjigjet: 'Elvana është më shumë kërkuese, do gjithmonë perfeksionin, sigurisht atë që duan të gjithë përfshirë edhe mua, ndërsa Ledri është shumë komod, bën pjesën e vet dhe gjithçka është në rregull'.
Gjithashtu ai shton se për realizimin e këngës është dashur të punojnë 250 orë.