Produktet e lëkurës kryesojnë eksportet, rriten importet e produkteve industriale dhe ushqimeve

/ATSH, Nini Mano/- Grupet e prodhimeve si "Lëkurët dhe produkte prej lëkure", "Veshjet" dhe "Produkte të metaleve bazë" kryesuan eksportet gjatë viteve 2011-2014, çka tregon trendin e zhvillimit të industrisë me cikël të mbyllur të këpucëve dhe interesin e tregjeve të huaja për mineralet shqiptare.
Ndryshe nga eksportet, vërehet se gjatë viteve 2011-2014 importet u dominuan nga produktet industriale dhe ushqimet, duke manifestuar rritje të interesit të biznesit për investime, por dhe pamjaftueshmëri të prodhimeve bujqësore për të përballuar kërkesën e brendshme.
Sipas INSTAT-it gjatë vitit 2014 pesha e këtyre produkteve vijoi rritjen me 26,0% për "Lëkurët dhe produkte prej lëkure" me 41,0 % për "Veshjet" të krahasuara me vitin 2011, por u ul me 2,4% pesha "Produkte të metaleve bazë".
Ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë zënë pjesën më të madhe të produkteve industriale, ku për vitin 2014 ato eksportuan 83,3 % të produkteve industriale, me rritje 18,0 %, krahasuar me 2011. Edhe bizneset si ndërmarrje, të cilat si grumbulluese veprojnë në sektorin e tregtisë, eksportuan 15,0 % të produkteve, me rritje 188,2 %, krahasuar me 2011.
Ndryshe nga eksportet, në periudhën 2011-2014 në importin e produkteve industriale dominojnë ndërmarrjet që operojnë në tregti.
Në vitin 2014 ato importuan 59,8 % të produkteve industriale me rritje 6,0 %, krahasuar me vitin 2011. Ndërmarrjet në sektorin e industrisë importuan 32,4 % të produkteve industriale, me rritjen 5,1%, krahasuar me 2011-tën.
Në periudhën 2011-2014 u importuan më shumë produktet industriale të grupeve "koks dhe nënprodukte të rafinerisë së naftës", "produktet ushqimore" dhe "kimikate dhe produkte kimike".
Vetëm gjatë vitit 2014, u importuan 11,1% më shumë produkte të grupit "Produktet ushqimore", me rritje 7,4 % ndaj vitit 2011 dhe "Kimikate dhe produkte kimike" me rritjen 7,8 % nga një vit më parë, por dhe 19,4 % ndaj 2011-tës. Pesha e grupit "Koksi dhe nënprodukte të rafinerisë së naftës" u ul me 13,1 % nga viti i kaluar dhe 12,1 % krahasuar me vitin 2011

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve