Produktet OMGJ në treg, rrezik
për shëndetin e qytetarëve

Produktet OMGJ në treg, rrezik<br />për shëndetin e qytetarëve
Frutat dhe perimet gjenden në çdo stinë të vitit në treg, pavarësisht sezonit të prodhimit natyral të tyre.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, sqaron se prodhimi në sera nuk përbën rrezik për konsumatorin për sa kohë produktet rriten brenda kushteve të duhura, por përdorimi i pesticideve apo modifikimi i tyre gjenetikisht është i dëmshëm.

Po cilat janë shenjat dalluese që kanë këto produkte të modifikuara gjenetikisht?
 
"E para është forma e jashtme, pasi produkti nuk ka formën e vet natyrale. Nëse e hap sheh disa fije që tregojnë se nuk është bio, por gjenetik. Dallohet pastaj edhe nga shija, pa harruar edhe problemet që shkakton në organizëm, ato gastrointensinale", thotë ai. 

Alergjia, probleme me aparatin tretës deri në sëmundje kancerogjene janë disa nga risqet që mbartin produktet e modifikuara gjenetikisht.

Po sa të sigurtë ndihen qytetarët përballë prodhimeve që gjenden në tregje?

"Siguri nuk ka, por mundohemi të zgjedhim më të mirat. Prodhimet këtu bëhen me kimikate, me hormone", thonë blerësit. 

Sipas Stafës, frutat dhe perimet duhet të kënë inspektim të vazhdueshëm nga institucionet gjatë prodhimit të tyre, pasi ekspozimi në treg e vështirëson përzgjedhjen nga konsumatori dhe rrit risqet për ta.

hasan stafa konsumatoret

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!