Profesionet e mjekësisë, datat e
kandidatëve për provimin e shtetit
PDF/Lista me emrat e studenteve dhe datat e provimit

Profesionet e mjekësisë, datat e<br />kandidatëve për provimin e shtetit<br />PDF/Lista me emrat e studenteve dhe datat e provimit
Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar emrat e 520 profesionistëve të shëndetësisë që do të japin provimin e shtetit gjatë muajit dhjetor. AKP u bën thirrje kandidatëve që të shkojnë 30 minuta para provimit para AKP-së. Gazeta publikon sot emrat e të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që do të japin provimin.

Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit: Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9 nëse merr 85-94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. d) Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50-54 pikë. f) Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5 . Kandidati i vlerësuar me notën 4 përsërit provimin.

Kandidati ka të drejtë të japë provimin e shtetit jo më shumë se pesë herë. Kur provimi është kryer me sukses, nuk lejohet të përsëritet. Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)