Profesori francez rrëfen jetën
e panjohur të Kamysë

Profesori francez rrëfen jetën<br />e panjohur të Kamysë
100-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh, Albert Kamy u kujtua dje në Pnairin e librit në Tiranë në konferencën me temë “Kamy, përçuesi i ideve demokratike”, organizuar nga Ambasada Franceze. Prof. Jean-Yves Guérin, një nga njohësit më të mirë të  kësaj figure të letërsisë botërore ka mbajtur një kumtesë ku ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Monro, Drejtor i Institutit të Albanologjisë, Ardian Marashi, Profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës Gjergj Sinani, si dhe kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri.

 Profesori i letërsisë franceze në Universitetin e Sorbonës, Jean- Yves Guerin analizoi portetin e Kamysë në një këndvështrim të ri,  atë të shkrimtarit të politikës. Sipas tij një pjesë e rëndësishme e veprës së shkrimtarit algjerian, si “I huaji”, “Rënia” “Miti i Sizifit”, lidhen ngushtësisht me disa nga betejat e tij kundër totalitarizmit. Në referatin e tij, Guerin u ndal edhe në  aktivitetin e Kamysë si gazetar dhe qytetar i revoltuar.

“Meqenëse veprat e Kamysë janë të njohura në shqip në referatim tim jam mbështetur në disa shkrime mbi autorin, të cilat nuk janë përkthyer ende në gjuhën tuaj”, tha prof. Guerin, duke e përshkruar atë sesi iu kundërvu Stalinizmit dhe të gjitha ideologjive totalitariste. “Publiku e priti shumë mirë, ndërsa Sorbonai e injoroi shkrimtarin, i cili më pas do ta quanin “miku më i madh i francezëve”, u shpreh dje Guerin. Në referatin e tij, kushtuar ideve demokratike të Kamysë, Guerin analizoi edhe idetë majtiste të shkrimtarit në fund të jetës. “Në fund të jetës Kamy u bë pjesë e të majtëve, pasi pas luftës në 1956 socialistët nuk ishin socialistë. Ai luftoi  konservatizmin, për një të majtë sociale dhe ideale. ...

Ndaj dhe “murtaja” u bë një vepër antifashiste. Alegoria e kësaj vepre është polisemiste, dhe ka shërbyer edhe për protesta në ditët e sotme, si pranvera arabe. Mendimi Kamyzian apo revolta e tij është kudo. Ai kundërshtoi kapitalizmin por në të njëjtën kohë edhe Stalinizmin. Pra ai nuk kundërshtoi kurrë vetveten ndaj dhe mbetet shkrimtar i politikës” –theksoi studiuesi, duke vijuar këtë analzië edhe sipas qëndrimit në veprat e Kamysë.

 Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë