Profil/ Gjeometri që u bë deputet i
mazhorancës pasi kandidoi si opozita

Profil/ Gjeometri që u bë deputet i<br />mazhorancës pasi kandidoi si opozita
Eduart Ndocaj, ka marrë votat e anëtarëve të mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të qenë deputeti më i ri i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës.
 
Ndocaj ka qenë në listë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe ka bërë fushatë në zonën e Mirëditës. Mirëpo nuk kaloi shumë dhe u zhgënjye nga mazhoranca dhe në zgjedhjet e 21 qershorit 2011, kandidoi në postin e kryetarit të bashkisë Lezhë për demokristianët.
 
Jo i asaj të Nard Ndokës, për i një prej partive demokristiane që janë në qarkullim. Tha shumë kundër Edi Ramës dhe lidershipit të mazhorancës sa e cilësoi “Rilindjen” si “farsë”.
 
Ja ç’thuhet në faqen zyrtare të Ndocajt: “ne me shume se 1 vit z. Ndocaj ka qene zeri i vetem ne mbrotje te socialisteve te ndershem te neperkembur e te tradhtuar nga Rilindja. Z. Ndocaj, gjithmone ka qene prane familjeve nen nevoje e do te vazhdoje te jete, sepse kjo eshte menyra e te berit politik. Pa konceptimin social, shtetin rrezikon te kthehet ne nje oligarkike me orientim diktatorial, ashtu sic po ndodh tani”.
 
Por sot Ndocaj, që shumë e quajnë “kaubojsi” ka ndërruar mendje. Ai i qëndron besnik mazhorancës dhe sulmon opozitën.
 
“Lajmin e votimit tim nga KQZ e mora ne pune duke filluar nje kantier te ri. Ky eshte nje shembull edhe per koleget e mi qe me pune duhet te ecim gjithmone me pune. Ndjej keqardhje per koleget e PD qe nuk me votuan.
 
Do te thote se Opozita nuk e ka seriozisht dekriminalizimin, por e ka thjeshte politike.
 
Falenderoj institucionet dhe personat qe besuan tek une e me votuan”, shkruan Eduart Ndocaj, në faqen e tij në Facebook.
 
Ndocaj është 40 vjeç ka lindur në Manati të Lezhës dhe është diplomuar për gjeometër dhe titullin e ka marrë nga universiteti Italian Pacioli.
 
Por siç thotë dhe vetë ushtrinë e ka kryer në Pashaliman dhe ka qenë polumbar. Është i martuar dhe ka 3 fëmijë, aktualisht jeton në Itali, ku drejton një biznes ndërtimi ku ushtron profesionin e tij si gjeometër.
 
Trupa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori vendimin e kalimit të mandatit Eduart Ndocajt mes debatesh proceduriale, por votimi 4 me 3 në fund miratoi këtë akt. Vendimi final i takon tani Kuvendit. /Marrë nga tesheshi.com/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot