Shqiptari 35-vjeçar  që u vra dje në Kretë të Greqisë nga fqinja e tij, e cilia ishte përdoruese droge.

Mediat greke gjatë ditës së sotme kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren.

Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën dje në Kretë është Valton Loka, babai I dy fëmijëve të moshave 15 dhe 7 vjeç.

Familja e tij, e cila jeton prej vitesh  në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë jeton në vështirësi ekonomike  dhe gruaja e tij nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e bashkëshortit të vrarë në Shqipëri, ku më pas  do të kryhet ceremonia mortore, transmetojnë mediat greke.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar foton e autores, e cila sipas raportimeve ishte e skeduar për vjedhje, por nga gjendja e rëndë shëndetësore ajo ishte lënë jashtë hekurave. Ajo jeton në shtëpinë e mamasë së saj, ndërsa ajo ka dhe një vëlla, i cili ndodhet në burgun në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja në shtëpinë e saj, pasi të bërtiturat e saj kishin shqetësuar të gjithë lagjen ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Por, kjo nërhyrje për shqiptarin ishte fatale, pasi u qëllua disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, pasi dhe ndërhyrja në kohë për ti dhënë ndihmë ishte e kot, pasi plagët e marra ishin shumë të rënda për shqiptarin.

[gallery]24652[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com