Sot kryeministri Rama firmosi largimin nga detyra të Haki Çakos, ndërsa në vendin e tij emëroi Rebani Jaupin, me propozim të ministrit Xhafaj. Drejtori i komanduar Jaupi nuk është emër i panjohur, pasi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. 

d.b/shqiptarja.com