Profil/ Kush është Majlinda
Kelmendi pejania që krenoi kombin 

Profil/ Kush është Majlinda<br />Kelmendi pejania që krenoi kombin 
Majlinda Kelmendi është shqiptarja e parë që arrin të fitojë një medalje në Lojërat Olimpike. Xhudistja nga Kosova fitoi dje në Rio medaljen e artë, duke u kurorëzuar kështu më së miri për sakrificat dhe përkushtimin e saj të gjatë në këtë sport.
 
Xhudistja kosovare, garonte për herë të parë nën flamurin e Kosovës, që me sa duket i ka sjellë fat.
 
Por cila është vajza pejane, medalistja e artë e xhudos?
 
E lindur në 9 Maj të vitit 1991, ajo mban sot tituj botëror dhe europian. Në vitin 2013, Majlinda u rendit e para në klasifikimin ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për peshën 52 kg. Një vit më pas, u konsiderua xhudistja më e mirë në të gjitha kategoritë, nga presidenti i federatës së xhudos  Marius Vizer.
 
Në 24 Dhjetor të vitit 2014, ajo u dekorua nga Presidentja Kosovare  Atifete Jahjaga me “Medaljen Presidenciale të Meritës”.
 
Në 7 gusht të vitit  2016 ajo u bë kosovarja e parë që fitoi një medalje ari në Lojërat Olimpike Verore dhe femra e parë në gjithë shqiptarinë që merrte një medalje të tillë. Në vitin 2012, ajo përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Londrës, por nuk arriti të merrte medalje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk