TIRANË, 3 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/-Të jetosh mes pengut të një "jete të humbur" pasi ti nuk mund të jesh njëlloj si të tjerët, tanimë ti je me aftësi të kufizuar dhe kjo për faj të një mijë arsyesh për të cilat TI nuk ke faj !
Kjo është ndjesia që përshkron ata që janë me aftësi të kufizuar, por jo të paaftë.
Këtë na e pohon edhe Beni, një 45-vjecar, i cili është me aftësi të kufizuar. Gjatë një rrëfimi për ATSH-në, Beni tregon se ai mund të jetë me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë.
Beni është ulur në karrocë me rrota prej 17 vitesh, si pasojë e një problemi në shtyllën kurrizore që në moshën 10 vjecare të cilën e zbuloi shumë më vonë.
Beni ka studiuar për veteriner edhe pse me pamundësi fizike, ai vazhdon punon në dyqanin e tij si vetriner profesionist, pasi këtë punë e ka dashuruar që më parë, pa humbur këmbët akoma.
"Unë jam i paralizuar, kam aftësi të kufizuara, por kurrësesi nuk e ndjej veten të paaftë", thotë ai.
Gjatë përditshmërisë së tij, ai tregon se has shumë vështirësi pavaresisht se punon. Ai gjithmonë ka nevojë për një person që ta shoqërojë, qoftë dhe kur shëtit poshtë shtëpisë së tij.
"Lëviz me këtë karrocë, ia kam marrë dorën shumë mirë, por e kam të vështirë të kaloj pengesat fizike që shpesh herë gjej dhe në lagjen ku banoj", thotë ai.
"Falë ndihmës dhe mbështetjes së familjes sime kam arritur të përshtatem me jetën time. Pastaj nuk është se kisha zgjidhje tjetër...", thotë ai.
Ndonëse gjithnjë ka mbështetjen e familjarëve të tij, Beni ka momente në të cilat kërkon të jetë vetë drejtusesi i jetës së vet. "Do të doja dhe une të vrapoja, të martohesha, të ndjeja fëmijët mbi duart e mia apo të kisha mundësi të bëjë cmenudurira që kur isha ri më pëlqënin", thotë ai.
Ndaj në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, zëri i Benit i bashkohet qindra të tjerëve në mbarë vendin.
Personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë të përfshihen në shoqëri dhe të japin kontributin e tyre në të, ashtu si gjithë të tjerët.
Ndaj dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuar, prej 25 vitesh synon të nxisë shoqërinë të kuptojë çështjet e aftësisë së kufizuar dhe ta mobilizojë atë për t'u ardhur në ndihmë problemeve të tyre. /a.ke/











