PROFIL/ Përplasja fatale 5 km larg shtëpisë, kush janë dy miqtë që vdiqën në aksidentin e Dajçit (FOTO)

PROFIL/ Përplasja fatale 5 km larg shtëpisë, kush janë dy miqtë që vdiqën në aksidentin e Dajçit (FOTO)

Viktimat e aksidentit, Gentian Toma dhe Robert Ejlli

Mëngjesi i sotëm ka qenë më i trishti për familjen e 32- vjeçarit Gentian Toma dhe atë të Robert Ejllit, 25 vjeç. Të dy miqtë që udhëtonin në makinën "Benz" me targa AA 929 FF të drejtuar nga Toma, humbën tragjikisht jetën në një aksident rrugor në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç.

Shqiptarja.com mëson se dy të rinjtë rreth orës 01:40 kur edhe ndodhi aksidenti ishin vetëm 5 kilometra larg fshatit të tyre Mabë, tek i cili nuk mundën të kthehen më të gjallë.

Gentian Toma, për të cilën bënë postime prekëse edhe dy deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani është aktivist i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës. Ai ka mbajtur më herët postin e Shefit të shitjeve në njësinë e OSHEE-së në Lezhë, ndërsa aktualisht punonte si specialist pranë bordit të kullimit në Bashkinë e Lezhës. Nga ana tjetër, miku i tij, 25-vjeçari Robert Ejlli kishte një biznes privat në zonë. 

Viktima Gentian Toma drejtuesi i mjetit 'Benz'

Viktima Robert Ejlli

Policia njoftoi se makina me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion, ndërsa burime të Shqiptarja.com saktësuan se shkak për aksidentin mund të jetë bërë mungesa e dritave në pjesën e pasme të kamionit. Në errërisë e sipër drejtuesi e ka pasur të pamundur të shquajë që para kishte një mjet dhe është përplasur me të.

Pritet që me daljen e ekspertizës të saktësohet edhe shkaku i aksidentit ku vdiqën dy miqtë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mimi: 23/08/2018 08:33

    Ka shume mundesi qe kamioni te kete qene pa drita mbrapa dhe ne erresire eshte shume e veshtire ta dallosh. Eshte skandaloze gjendja teknike sidomos e mjeteve me tonazh te larte qe levizin. Sika mundesi qe policia nuk I bllokon kur qarkullojne. Iken 2 djem kot se koti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë