Një grua ka mbetur e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi në afersi të kryqezimit të Gjadrit dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekesore në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.