Me propozimet e bëra sot, Albin Kurti e ka përmbushur numrin e propozimeve që i takojnë Vetëvendosjes, në rast se këta të fundit arrijnë që të bëjnë marrëveshje koalicioni për të formuar qeverinë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në pesë dikastere ministrore që i takojnë, Kurti ka zgjedhur që dy prej tyre të drejtohen nga gra ndërsa, si zëvendëskryeministër i dytë është propozuar Haki Abazi.
Abazi është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje me 20 gusht të vitit 2019 dhe më vonë ai kishte qenë edhe pjesë e listës për deputet të kësaj partie, ku kishte arritur që t’i siguronte votat e mjaftueshme.
Për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, Kurti ka zgjedhur Albulena Haxhiun, deputeten më të votuar nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Haxhiu ka qenë deputete për tre mandate. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion.
Si ministër të Punëve të Jashtme, Kurti ka propozuar Blerim Rekën.
Reka, politikan nga Maqedonia e veriut, kishte qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit.
Për Ministër të Financave nga LVV ai ka propozuar Besnik Bislimin, i cili është nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmi kryesor:
Kurti takon Thaçin: Ende s’jam mandatuar, jemi në hapat e fundit të arritjes së paktit me LDK-në, do flasim sërish sot (VIDEO)








