Profilet fallco në Facebook,
"nxjerrin në shitje" Arbana Osmanin 

Profilet fallco në Facebook,<br />"nxjerrin në shitje" Arbana Osmanin 
Personazhet e njohur televiziv të huaj por edhe shqiptar shpesh janë bërë pre e profileve të rreme në rrjete sociale. Një incindent të tillë ka patur edhe moderatorja Arbana Osmani.



Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku tregon një adresë fallco Facebooku, e cila është nxjerrë në shitje. “ON SALE!!!Faqja ndodhet në shitje!!! Të gjithë të interesuarit për të blerë këtë faqe të kontaktojnë në inbox,”-është shkruar në profilin e rremë.

Ndërkohë Osmani ka reaguar duke thënë. ““Miremëngjes! Më lajmëruan që paskan filluar shitjet këtej nga llogaritë fallco që hapin në emrin tim në facebook.. Gjej rastin t’ju kujtoj që çdo llogari në emrin tim në facebook e twitter është false.

Me këtë rast po më bëjnë mbarë ti denoncoj pranë Ministrisë së Brendshme ta mbyllim dhe këtë histori. Paçi një ditë të bukur! Love”,-ka shkruar moderatorja. Aktualisht Osmani është duke pritur fëmijën e saj të parë dhe për këtë arsye ka vendosur të shkëputet nga ekrani për disa kohë.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) 

 
  

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump