Admir Murataj dhe maska që përdori gjatë grabitjes
Admir Murataj që u vra dje ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Admir Murataj 47-vjeç njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Saranda e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë tre vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë.
Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohej nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasjen e nje polici, grabitje banke, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj kishte përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas arrestimit arriti që të arratiset. Disa nga emrat e përdorur nga ai janë; Kristaq, Azem, Ainet dhe Ainer.
Por pas arratisjes nga burgu dhe njohjes me Dash Kupën ai kreu grabitjet spektakolare te blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj arriti që jo vetëm ti shpëtonte burgut, por edhe të organizonte grabitjen e radhës më të madhen që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri duke marrë 10 milionë euro.
Episodet e grabitjeve
1. Më datë 12.02.2015 kur ishte vjedhur dega e Bankes ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese, vjedhje e ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit Tiranë nga persona të armatosur;
2. më datë 03.12.2015 kur ishte vjedhja Banka .... sasia e parave prej 1 800 000 Paund Britanik, 800 000 Dollarë Amerikanë, 200 000 Dollarë Kanadezë dhe 200 000 Dollarë Australianë, vjedhje e ndodhur në kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, poshtë Qafë Kasharit, Tiranë nga persona të armatosur.
3. më datë 09.02.2017 kur ishte vjedhur Banka ... ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë Amerikanë, 260 000 Paund Britanik, 85 000 Franga Zviceranë, 30 000 Dollarë Australianë dhe 30 000 Dollarë Kanadezë, e paketuar në tetë thasë, vjedhje e ndodhur kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.
Shokët e bandës së Admir Muratajt që u dënuan
Dash Kupa 18 vite
Ernest Kupa 17.4
Neim Avdylaj 17.4
Ditjon Memlikaj 8.6
Admir Çerpja 5.8
Fatjon Xhyliu 14
Dritan Sinani 13.4
Aleksandër Murataj 12.8 (vëllai)
Lajmi kryesor: