Ministrja Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian tha se progres raporti i BE-së i ka njohur punë e madhe dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.
“Raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Funksionimi i gjyqësorit, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mirë. Reforma e administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje. Një mesazh për opozitën, të mos bëjmë një lexim të nxituar apo selektiv. Nuk na bën nder që të shkëpusim fjali nga raporti. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përgatitje të cilat kanë dhënë disa rezultate. Të drejtat themelore të njeriut, kemi përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tyre.
Kriteri ekonomik, vendi ka bërë progres të mirë dhe është mesatarisht i përgatitur për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Prokurimet publike, vendi ka bërë përparime duke miratuar legjislacionin zbatues. Rekomandimet e KE do të mbeten në fokus të punës së qeverisë e të administratës. Ecuria jonë në këtë grup kapitujsh, na jep mundësinë të ulemi më shpejt në Konferencën Ndërqeveritare hapëse të këtij grupimi. Në raport Shqipëria vlerësohet si një partnere aktive dhe e besueshme e BE. Jemi vlerësuar për përkushtimin e treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit proaktiv rajonal. Raporti i KE nuk është një fletë lavdërimi, përcakton shinat mbi të cilat do të ecë puna jonë drejt integrimit. Uniteti në nivel kombëtar duhet të ruhet për suksesin e procesit sot dhe nesër.”, tha Xhaçka.
Lajmi kryesor:
Proges raporti i BE/ Hohmann: Arritje në drejtësi e luftën ndaj korrupsionit! Jo amnistisë fiskale! Balla: Më i miri deri tani! Tabaku: S'ka hapa para
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë
30 Dhjetor 2024, 21:26
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor 2024, 12:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor 2024, 08:29
-
Shqipëria çel negociatat me BE-në për ‘Marrëdhëniet me Jashtë’! Ministri Hungarez: Treguat proges të shkëlqyer! Rama: S'ka kapitull të lehtë, as kthim pas
17 Dhjetor 2024, 07:23
-
Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
16 Dhjetor 2024, 14:49
-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
13 Dhjetor 2024, 19:58