Program i ri për kancerin e qafës së mitrës, Manastirliu: Rritëm financimin publik për shëndetësinë me 43.3%

Ministrja Manastirliu deklaroi sot në Ditën Botërore kundër kancerit se për përmirësimin e diagnostifikimit dhe trajtimit të tumoreve janë investuar 10 milionë euro. Ajo u shpreh se me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT mundësohet shërbimi radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret, si dhe janë ulur me tre herë radhët e pritjes për pacientët që kryejnë radioterapi. 

Manastirliu u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit. 

Ministrja deklaroi më tej se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe se financimi publik është rritur me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë. “Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, Programi i depistimit të kanceri të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Ajo u shpreh gjithashtu se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer. “Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 16/05/2019 04:06

    Kanceri i lartepermendur shkaktohet nga Papillomavirus. Methenamine Hippurate Tablets 1 gram, i cili ndalon infektimin, rrjedhe e te se cilit pra ifektimit do te ishte tumori gjegj. kanceri. Eshte medikament i lire ( per kete arsyje i pa-njohur ) por evektiv. PS: Mjeket do u propozojne vaksinim (se paku ne perendim, ju lutem mos beni kurrfare VAKSINIM-PREVENTIV, te tjeret do te fitojn, JU DO TE HUMBASNI, ju garantoj. C`DO VAKSINIM = burimi i shume semundjeve te keqija!!! Flmd. per mirkuptim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë