Program italo-shqiptar për
bizneset, në Itali mrekullia shqiptare

Program italo-shqiptar për<br />bizneset, në Itali mrekullia shqiptare
TIRANË - Përmirësimi i shkëmbimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë dhe inserimi i kompanive italiane në tregun shqiptar janë në qendër të programit të përbashkët midis qeverive të të dyja vendeve.

Nëpërmjet këtij programi italo-shqiptar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një mundësi më tepër për kredimarrje nga bankat dhe për të zhvilluar afirmimin e tyre profesional. Në konferencën e përbashkët midis Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë nënvizuar disa nga aspektet më të rëndësishme për të favorizuar këtë shkëmbim ekonomik.
 
Katër janë faktorët themelorë për të favorizuar për të përmirësuar shkëmbimet ekonomike dhe për të favorizuar inserimin e kompanive italiane në Shqipëri janë gjithmonë të njëjta; qartësia e të drejtave, sfumimi i peshës së burokracisë, krijimi i arenave industrialë, ku mund të mblidhen investitorët, krijimi i një pike të vetme referimi. Dhe ashtu siç do të përkufizuam aksesi në kredi dhe afirmimi profesional

Ambasadori italian, Massimo Gaiani theksoi interesin që kompanitë italiane kanë për tregun shqiptar. “Në Itali po flitet shumë për mrekullinë shqiptare. Për dinamizmin e madh që ka sot në Shqipëri. Dhe ka një interes të madh për të ardhur për të parë se çfarë po ndodh në Tiranë. Ky program bashkëpunimi për zhvillimin e ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri është një mënyre e mire, që industria italiane të zhvillohet në një treg me mallra të prodhuar në Shqipëri”, tha Gaiani.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës

Gazetari Flamur Vezaj: Distancohem, s’kam pasur asnjë ndërhyrje nga Artan Hoxha për persona të përmendur në dosjen e Suel Çelës