Programi 5-vjecar kusht për certifikimin e psikologëve! Ja cilat janë kriteret

Programi 5-vjecar kusht për certifikimin e psikologëve! Ja cilat janë kriteret

Foto ilustruese

TIRANË- Profesionistët e shërbimeve të kujdesit shoqëror, ku përfshihen psikologët dhe punonjësit social, për tu certifikuar do të duhet të ndjekin një program 5 vjecar. Ky është vendimi i zbardhur në fletoren zyrtare, që do të hyjë në fuqi në gusht të vitit 2021.

Në këtë program do të përfshihen me detyrim psikologët dhe punonjësit social të punësuar me kohë të plotë apo të pjesshme pune në:
-Njësinë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit në një njësi administrative të një bashkie.
 -Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në një bashki.
-Çdo strukturë tjetër të një njësie së vetëqeverisjes vendore, që ka detyrë funksionale menaxhimin e rasteve të individëve në nevojë për përkujdesje shoqërore.
-Një ofrues publik apo privat të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Profesionisti i shërbimeve të kujdesit shoqëror detyrohet t’i nënshtrohet edukimit të vazhdueshëm profesional të përditësuar për të përmirësuar njohuritë, aftësitë dhe praktikën profesionale. Programi i certifikimit zhvillohet në cikle pesëvjeçare certifikimi, që përputhet me afatet kohore të lejes së ushtrimit të profesionit. Psikologu apo punonjësi social, e planifikon vet pjesëmarrjen në aktivitete të edukimit, bazuar në  qëllimin e punës profesionale.

Gjatë programit 5 vjeçar, psikologët duhet të mbledhin minimalisht 60 kredite nga aktivitet e edukimit të vazhdueshëm, për tu certifikuar.

Profesionistët që dalin në pension brenda periudhës 5-vjeçare të ciklit dhe që nuk do të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre, përjashtohen nga detyrimet e programit të certifikimit. Edhe psikologët dhe punonjësit social, të cilët gjatë një viti kalendarik të ciklit të programit ndërpresin punën për një periudhë 4-mujore ose edhe më gjatë, përjashtohen nga kërkesat e programit për atë vit kalendarik.

Kriteret për t'u certifikuar
1.Të ketë mbledhur numrin minimal të detyrueshëm të krediteve, jo më pak se 60 nga pjesëmarrja në aktivitete të edukimit të vazhdueshëm, të lidhura drejtpërdrejt me punën e profesionistit.

 Nga të cilat:
- Jo më pak se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm të akredituara për punonjësit social/psikologët.
-Jo më shumë se 50% të krediteve të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit të vazhdueshëm në distancë, të akredituara.
-Jo më shumë 25% të jenë mbledhur nga aktivitete të edukimit në vazhdim, të zgjedhura lirisht, të vetëraportuara dhe dokumentuara nga profesionisti.
2.Të ketë mbledhur jo më pak se 7 kredite në secilin vit të ciklit.

( Kliko këtu për të lexuar kriteret dhe procedurat për certifikimin e psikologëve) )

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion