Programi Albadapt për rreziqet ndaj klimës, 35 milionë euro nga qeveria gjermane! Kumbaro: Modernizim i infrastrukturës digjitale! Vengu: Të përfshijmë vullnetarët

Programi Albadapt për rreziqet ndaj klimës, 35 milionë euro nga qeveria gjermane! Kumbaro: Modernizim i infrastrukturës digjitale! Vengu: Të përfshijmë vullnetarët

TIRANË - Qeveria gjermane me kontribut edhe të asaj zvicerane kanë financuar 35 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Një projekt që do të zbatohet nga programi Albadapt për ndërtimin e një sistemi modern digjital të paralajmërimit të hershëm të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore.

Gjatë prezantimit të këtij projekti ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se sistemi i ri do të jetë i aksesueshëm për qytetarët.

‘Modernizim i infrastrukturës dixhitale është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një reformim institucional në fushën e meteorologjisë që përfshin edhe bazën ligjore. Do të ndërtohet një platformë kombëtare për të dhënat dhe shërbimet klimatike të aksesueshme në kohë reale. Sistem modern të paralajmërimit të hershëm që do të adresojë disa nga risqet e fatkeqësive, si dhe përcaktimin e procedurave të çdo institucioni’, tha ministrja Kumbaro.

I pranishëm në prezantimin e programit për zhvillimit urban rezistent ndaj klimës në Shqipëri, ministri I mbrojtjes Pirro Vengu apeloi për një ndërgjegjësim të popullatës për emergjencat civile dhe kërkoi ngritjen e një rrjeti vullnetarësh.

'Vullnetarizmi në Shqipëri është një koncept i paragjykuar. Të përfshijmë vullnetarët në këtë mekanizëm, po pilotohet nga disa bashki', tha Vengu. 

Sipas ministrit të mbrojtjes,  përmbytjet në vend prekin çdo vit 50 mijë banorë, kryesisht në zonat bregdetare dhe kostoja për rehabilitimin dhe dëmshpërblimet arrin në 10 milionë euro.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve