Rënia me 30% e euros në 1 dekadë për qeverinë tregon sukses ekonomik pasi investimet, turizmi dhe remitancat janë në rekorde. Gjatë një takimi me bizneset, kryeministri Edi Rama e konsideroi banalitet pretendimin se euro po zhvlerësohet nga paratë e pista.
“Duke pasur në mendje edhe ekonomistët popullor që forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë. Në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit nga ekonomia reale, të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla, nuk kanë lidhje me realitetin. Po ku nuk ka informalitet dhe para kriminale?", tha Rama.
Duke i iu përgjigjur akuzave se Shqipëria është kthyer në një "lavatriçe" të pastrimit të parave, kreu i qeverisë tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë, BE-ja do t’i kishte mbyllur derën Shqipërisë
“Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, po kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me BE, vetëm ideja që kjo mund të jetë e bërtet do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë target i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të ri dhe SPAK është pjesë e sistemit, dhe sistemi po lufton, se deri dje nuk luftonte, nuk kishte sistemi balancat e brendshme për të garantuar imunitet, sot lufton sistemi. Fakti që kapet një rrjet që ka sjellë para të pistë, është historik për të treguar rritje të nivelit të imunitetit të sistemit, por nuk tregon që është një detaj i vogël në majën e narkoshtetit. Kjo tregon që po goditen trafiqet, rrjetet, korrupsioni”, shtoi ai.
Këto deklarata kryeministri i bëri në një takim me bizneset ku në fokus ishte hapja e aplikimeve për programin ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, të cilin qeveria synon ta katërfishojë nga 250 milionë euro që është aktualisht.
“Jemi gati të shkojmë deri 1 miliard euro mbështetje për sipërmarrjen, ama duhet të ketë një plan, që ia miraton banka”, tha Rama.
Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë edhe bujqësinë do të marrin kredi me norma interesi nga 2 deri 3%, me afat shlyerje 10 vite.
“Duam ti japim mundësi çdo sipërmarrësi që të zgjerojë aktivitetin e vet me qëllim që rrisë produktivitetin dhe standardet”, tha Ibrahimaj.
“Ato biznese që do të plotësojnë kriteret do të kenë një mbulim 70% me garanci sovrane. Bankat ta shikojnë shumë seriozisht se ka një potencial shumë të madh zhvillimi”, tha Sejko.
Bizneset do mund të marrin deri 2 milionë euro kredi, të mbështetur edhe me garanci sovrane edhe nga buxheti i shtetit, ndërsa afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 20 nëntor 2027.
Foto: Andis Salla
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde, vjen në një moment kyç për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe krijon mundësi konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore.
“‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ vjen në një moment shumë të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe sektorin bujqësor. Është një mundësi që u jep jo vetëm bizneseve të mëdha, por edhe sipërmarrjeve të vogla dhe fermerëve mundësinë të rriten, të investojnë dhe të kalojnë në një standard tjetër zhvillimi,” u shpreh Ministri Salla.
Ministri nënvizoi se transformimi i bujqësisë shqiptare lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian dhe përafrimin e sektorit me standardet e Bashkimit Europian.
“Bizneset shqiptare kanë nevojë për këtë mbështetje për t’u përshtatur me legjislacionin e Bashkimit Europian. Programi vjen në momentin e duhur për të mbështetur investimet që lidhen me sigurinë ushqimore, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë,” deklaroi ai.
Salla tha se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë në terren për të orientuar dhe asistuar bizneset gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe zbatimit të programit.
“Bashkë me ekipin do të jemi në terren për të orientuar dhe asistuar bizneset që të bëhen pjesë e kësaj nisme. Sektori i bujqësisë ka specifika të veçanta dhe ne po zhvillojmë njëkohësisht programe dixhitalizimi për t’i ndihmuar fermerët të përshtaten me standardet e Bashkimit Europian,” përfundoi Ministri Salla.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria ka zgjeruar skemën e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kuadër të nismës “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, duke rritur fondin dhe lehtësuar kushtet e financimit për bizneset.
“Përgjatë këtij viti qeveria vendosi ta shtrinte fushën e garancisë sovrane edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. U bë edhe rishikimi i parametrave të kësaj garancie, nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë,” tha ministri.
Sipas tij, janë përmirësuar edhe kushtet e financimit, duke zgjatur afatin e shlyerjes së kredive dhe duke ulur barrën financiare për sipërmarrjet.
“U zgjat afati i shlyerjes së kredive nga 5 në 10 vjet. U vendos që normat e interesit të mbahen në nivelin 2-3 për qind dhe mbulimi nga garancia sovrane të jetë mbi 70 për qind. Gjithashtu është zgjeruar edhe shuma që mund të përfitojë çdo aplikant,” u shpreh Malaj.
Ministri theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një rol kyç në ekonominë shqiptare.
“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme punësojnë mbi 82 për qind të fuqisë punëtore dhe mbulojnë 75 për qind të investimeve në sektorin privat. Duke pasur parasysh këto nevoja, ndërmorëm këto masa,” tha ai.
Malaj nënvizoi se qeveria do të vijojë mbështetjen për këtë kategori biznesesh.
“Qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Do të duhet të rrisim investimet në teknologji dhe në zhvillimin e kapaciteteve të fuqisë punëtore, me synimin për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë,” deklaroi ministri.
Duke folur për planet e këtij viti, ai bëri të ditur se qeveria ka parashikuar instrumente të reja financimi.
“Për vitin 2026 qeveria ka parashikuar një linjë kredie prej 250 milionë eurosh të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë. Kemi edhe garancinë sovrane prej 50 milionë eurosh, e cila do të shikohet me rritje,” tha Malaj.
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se Shqipëria është një vend ku pastrohen para të pista, duke argumentuar se një gjë e tillë do ta kishte penguar vendin të avanconte në procesin e integrimit europian.
“Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Europian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja”, deklaroi Rama.
Sipas tij, sistemi ka krijuar tashmë mekanizma të rinj për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ndërsa SPAK është pjesë e këtij transformimi.
“Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të rinj dhe SPAK është pjesë e sistemit. Sistemi po lufton, sepse deri dje nuk luftonte. Nuk kishte balancat e brendshme për të garantuar imunitetin e vet, ndërsa sot lufton”, u shpreh kryeministri.
Rama theksoi se zbulimi i rasteve të trafikut të parave të pista nuk është provë e ekzistencës së një “narkoshteti”, por dëshmi se institucionet po funksionojnë.
“Fakti që kapet një rrjet që ka sjellë para të pista është historik për të treguar rritjen e nivelit të imunitetit të sistemit, por nuk tregon se kjo është vetëm një detaj i vogël në majën e një narkoshteti. Kjo tregon që po goditen trafiqet, rrjetet dhe korrupsioni”, tha Rama.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot gjatë një takimi më aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e programit të iniciuar nga Qeveria, “Dyfisho Sipërmarrjen tëndë”, se në vitin 2025, në Shqipëri kanë hyrë 5 miliardë euro vetëm nga shërbimet e turizmit.
Ibrahimaj theksoi gjithashtu se nga viti në vit ka pasur një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri, ç’ka çon sipas saj edhe në futjen nga jashtë të flukseve më të mëdha të të ardhurave.
“Në vitin 2025 në bilancin e pagesave, para të llogaritura të hyra në vend, të matura nga Banka e Shqipërisë janë mbi 5 miliardë euro vetëm nga shërbimet e turizmit. Ndërkohë që nga remitancat, nga investimet e huaja direkte, kemi pasur rritje të të hyrave. Janë rritje të flukseve që futen në vend”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.
Më tej Ibrahimaj, duke iu referuar sekuestrimeve apo konfiskimeve të pasurive kriminale nga SPAK tha se kjo është arritur falë fuqizimit të institucioneve shqiptare, gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu se disa qindra milionë euro të sekuestruara nga SPAK, janë shumë pak krahasuar me 8.5 miliardë euro që kanë hyrë vitin e fundit në vendin tonë.
Prandaj sipas saj, forcimi i lekut kundrejt euros nuk vjen si pasojë e futjes në ekonominë tonë të parave të pista.
“Kur i referohemi disa qindra miliona eurove që janë konfiskuar nga një sistem shqiptar i ngritur në vitet e fundit, duhet të kuptojmë se ato qindra miliona janë një fraksion shumë i ulët i atyre 8.5 miliardë eurove që kanë hyrë në ekonominë shqiptare. Në radhë të dytë duhet të kuptojmë që janë qindra miliona euro që janë arritur të konfiskohen për hir të fuqizimit të institucioneve shqiptare”, vijoi Ibrahimaj.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me përfaqësues të sipërmarrjes dhe sistemit bankar për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sektori i fasonerisë, duke theksuar se modeli i bazuar te fuqia e lirë punëtore i përket së shkuarës.
“Koha kur kishte krah të lirë pune ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me iluzionin e ringjalljes së saj, aq më shumë do të mbeteni pas”, u shpreh kryeministri.
Rama komentoi edhe debatet për forcimin e lekut, duke hedhur poshtë pretendimet se ky fenomen lidhet me paratë e narkotrafikut.
“Duke pasur në mendje edhe ekonomistët popullorë që forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin e atyre që i thonë vetes analistë e nuk dinë çfarë flasin”, deklaroi ai.
Sipas Ramës, në Shqipëri hyjnë çdo vit miliarda euro nga ekonomia reale, ndaj pretendimet se forcimi i monedhës lidhet me aktivitetin kriminal nuk kanë bazë.
“Në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit nga ekonomia reale, të flasësh për narkotikë e gomarllëqe të tilla nuk kanë lidhje me realitetin”, përfundoi kryeministri.
Komente










