Kushi: Të rinjtë të pajisen me aftësi që janë emergjente për zhvillimet e kohës! Muzhaqi: 300 mijë lekë subvencion për të rinjtë që ndjekin kurse programimi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë aktivitetit ku u lançua programi i kodimit për të rinjtë, u shpreh se zhvillimet e vrullshme të kohës ofrojnë shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, të cilët janë të talentuar dhe ecin me ritme shumë të shpejta. 

Ministrja Kushi tha se zhvillimi i teknologjisë, inovacioni, globalizimi, tregu i punës që transformohet çdo ditë që kërkon profesione të reja, ofron mundësi të reja. Që të rinjtë t’i shfrytëzojnë këto mundësi të ofruara në këtë kohë, duhet të pajisen me disa aftësi të  reja, aftësitë e shekullit 21, që janë logjika, kreativiteti, mendimi kritik, aftësitë praktike.

“Padyshim, shekulli i 21 është shekulli i teknologjisë, inovacionit dhe digjitalizimit” – u shpreh znj. Kushi. 

Në sistemin arsimor punohet çdo ditë që nxënësit dhe të rinjtë të pajisen me këto aftësi që janë emergjente nga zhvillimet e kohës. 

“Vitin e kaluar morëm vendimin për të përfshirë Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe programet e kodimit që në klasën e parë. Kemi nisur një projekt pilot në 100 shkolla ku kemi ngritur 100 laboratorë inteligjent, me një teknologji të përparua. Kemi trajnuar mësuesit, jo vetëm për përdorimin e kësaj teknologjie të përparuar por edhe programin, një platformë novatore për t’i mësuar nxënësve kodimin nëpërmjet lojës” – tha ministrja. 

Duke folur për arsimin e lartë, znj. Kushi tha se nëpërmjet ndërkombëtarizimit, universitetet shqiptare janë nxitur që të hapin programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete prestigjioze.
Ministrja shtoi se programet në IT janë mundësi e mirë për të rinjtë për të patur diploma me vlerë për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar, që e bëjnë më të lehtë edhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Ndërsa ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë të cilët duan të bëhen pjesë e kurseve të kodimit do të subvencionohen nga qeveria dhe mbështetja do të vijojë deri në 300 mijë lekë.

Të rinjtë që do duan të bëhen pjesë e kurseve të kodimit që do të subvencionohen nga qeveria do mund të aplikojnë nga sot përmes e-Albania. Aplikimi bëhet në portalin qeveritar https://e-albania.al në shërbimin: “Aplikim për kursin e Formimit Profesional me mbështetje financiare”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:58
Muzhaqi: Bursa deri në 300.000 lekë për të rinjtë që duan të mësojnë programimin! Aplikimet të hapura në e-albania

1674493310_muzhaqi.JPG

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se mbështetja për të rinjtë do të variojë nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë, ndërsa shtoi se do të ketë subvencionim me 200 mijë lekë edhe për përshtatjen e kurseve për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Muzhaqi theksoi se një ndër qëllimet kryesore të këtij programi është që të ndërlidhë të rinjtë me tregun e punës. Për këtë arsye në event ishin të ftuar dhe shoqëri tregtare e biznese të cilat kanë mundësi të kontribuojnë në përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Në këtë event prezantues të programit morën pjesë të rinj të cilët ndanë eksperiencat e tyre të suksesshme pas kursit të kodimit, shumë prej të cilëve menjëherë pas kursit kanë filluar punë në kompani prestigjioze në fushën e teknologjisë, si Lufthansa.

Të rinjtë që do duan të bëhen pjesë e kurseve të kodimit që do të subvencionohen nga qeveria do mund të aplikojnë nga sot përmes e-Albania. Aplikimi bëhet në portalin qeveritar https://e-albania.al në shërbimin: “Aplikim për kursin e Formimit Profesional me mbështetje financiare”.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja