Programi i PS për arsimin, Ruka:
Skaner shkollave private

Programi i PS për arsimin, Ruka:<br />Skaner shkollave private
Programi i qeverisë së re për arsimin është i arrirë, por ai ka nevojë për veprime konkrete”. Kështu shprehet ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka, për programin e Partisë Socialiste për arsimin. Sipas tij, ekspertët e PS-së që janë marrë me të kanë zhvilluar rreth 40 tryeza takimesh me mësues, hartues tekstesh dhe pedagogë, pasi e konsiderojnë arsimin prioritet, konsideratë të cilën do ta pasqyrojnë edhe duke i rritur buxhetin deri në 5% të GDP-së. Mirëpo për ish-ministrin e Arsimit, qeveria e re duhet të shkojë përtej ideve të mira të një programi dhe ata të zbatohen konkretisht.

Et’hem Ruka, i cili është edhe hartues tekstesh shkollore, sugjeron që reformat duhet të nisin nga sistemi parashkollor, matura shtetërore e deri tek kriteret e forta për universitetet private.

“Në fakt sistemi ynë arsimor ka nevojë për një reformë radikale, duke mbajtur ata të mirat që janë arritur deri më tani dhe duke ndërhyrë për të përmirësuar atje ku ka nevojë. Unë them se kjo duhet të fillohet që nga sistemi parashkollor dhe deri tek sistemet e tjera. Sigurisht që edhe matura shtetërore ka nevojë për rishikim.

Mënyra se si përzgjidhen fitues studentët për në shkollë të lartë dhe cilët shpallen fitues është një tregues që matura shtetërore ka dështuar. Dhe për këtë mjafton të marrim si shembull ata që shpallen fitues në fakultetin e mjekëisë, të cilët pretendohet se janë më të mirët, por në fakt në fun të vitit të parë, pjesa më e madhe rezultojnë mbetës dhe me prbleme serioze në lëndët e Fizikës e Kimisë”, - na thotë ish ministri Ruka. Ndërkohë që sipas tij duhet të ketë një kontroll më të rreptë edhe për universitete private.

“Sigurisht që qeveria e re nuk është kundër iniciativës private në këtë sektor, por shumë shpejt, të gjithë shkollat e larta private në vend, do t’i nënshtrohen një filtri kriteresh, dhe do të mbijetojnë vetëm ata që i përmbushin”, - na thotë Ruka. Sa i përket sistemit publik, ai thotë se edhe rritja e numrit të studentëve që pranohen duhet të shoqërohet jo vetëm me buxhet shtesë, por edhe me zgjerim ambientesh dhe me shtesë të stafit akademik.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)