Programi i rindërtimit, Rama: Po punohet në 33 kantiere shkollash në Fushë-Krujë, në korrik nis ndërtimi i banesave individuale

Programi i rindërtimit, Rama: Po punohet në 33 kantiere shkollash në Fushë-Krujë, në korrik nis ndërtimi i banesave individuale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit po aktualisht po punohet në 33 kantiere shkollash dhe në lagjen e re në Fushë- Krujë. Sipas kryeministrit javën e ardhshme dhe gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale.

"Programi i Rindërtimit - sot punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti dhe në kantierin e parë të lagjeve të reja të banimit (Fushë-Krujë), ku po ndërtohet infrastruktura nëntokësorë. Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale", shkruan Rama në Facebook.

Dy ditë më parë, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se përveç ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

Rama për protestën para takimit në Londër: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana