Programi i vetëpunësimit mbështet
40 biznese të iniciuara nga të rinjtë

Programi i vetëpunësimit mbështet<br />40 biznese të iniciuara nga të rinjtë
Mbështeten financiarisht 40 biznese të iniciuar nga të rinj. Projekti është i mbështetur nga programi i vetëpunësimit nga Kombet e Bashkuara.
 
Mbështetja që ofrohet për të rinjtë konsiston në mbështetjen financiare për vitin e parë si dhe në edukimin dhe trajnimin e tyre që idetë e biznesit të marrin rrugën e projekteve konkrete. Secili nga përfituesit ka fituar një buxhet deri në 500 mijë lekë.
 
Jonel Kristo, drejtori i programit tek qendra për edukimin ekonomik dhe biznesit u shpreh se e programi i mbështetjes së të rinjve për tu vetëpunësuar ka sjellë ide të reja biznesi, ku kryesisht kanë qenë të fokusuara në turizëm dhe në bizneset e shërbimit.

‘Komponenti kryesor është se ata që kanë ide biznesi ne i ndihmojmë t’i qartësojmë nëse ideja e tyre ka sukses apo jo. Këto e bëjmë mes dy elementeve, trajnimit dhe mentorimit. Pasi këto kalojnë në dy faza dhe kthehen në një model biznesi të mirëfillit, ata marrin mbësheshtje financime nga programi i vetëpunësimit nga Kombët e Bashkuara’’, u shpreh Jonel Kristo, Drejtori i programit tek qendra për edukimin ekonomik dhe biznesit. 

Mosha mesatare e aplikantëve ishte 22 vjeç dhe 60 përqind e tyre kanë qenë femra. Po të njëjtën përqindje kanë edhe aplikantët jashtë Tirane.
 
Bledar Zhejani, është njëri prej aplikantëve që kërkon të sjellë në Shqipëri metodën Aquaponics. 

‘’Ideja e biznesit qëndron në një sistem ekologjik, i cili quhet ‘’Aqua Poniks’’ dhe është një sistem i përbërë mes një një aqua kulturë, e cila është rritja e peshqve dhe gaforreve dhe hidro-ponick që është rritja e bimëvë me ujë. Në një sistem të mbyllur ku uji pëdoret si fertilizues natyral, bimët e thithin nitratin dhe nuk përdoren pesticide për rritjen e bimëve’’ u shpreh, Bledar Zhejani, njëri prej aplikantëve. 
 
Programi i vetëpunësimit do të mbështesë këta të rinj për 3 vjet, ku viti i parë është trajnim dhe mbështetje financiare dhe në 2 vitet në vazhdim do të jetë monitorim dhe advokim në institucionet shtetërore. 

‘’E rëndësishme është që këto ide biznesi që keni që pas një viti ju të keni mundësi të thoni që ne e krijuam këtë ide, dhe realizuam një realitet funksional’’, u shpreh Eno Ngjela përfaqësues i PNUD. 


[gallery]19468[/gallery]

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois