Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Kushi: Rreth 3 mijë praktika të zhvilluara përgjatë 5 thirrjeve

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Kushi: Rreth 3 mijë praktika të zhvilluara përgjatë 5 thirrjeve

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Nëpërmjet prezantimit të një punonjëseje pranë MASR, e punësuar me kontratë 1-vjeçare pune nga "Thirrja V" e Programit Kombëtar i Praktikave të Punës, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka nënvizuar rëndësinë e këtij programi ambicioz që u hap rrugë të rinjve nga mosha 21-26 vjeç për t'u integruar në administratën publike.

Në postimin e saj, në rrjetin social Facebook, Ministrja Kushi cilëson se "Vetëm në ‘Thirrjen V’ janë 210 praktikantë të punësuar, ndërsa përgjatë 5 thirrjeve të këtij programi ambicioz ndër vite janë zhvilluar afro 3 mijë praktika 3-mujore dhe janë punësuar rreth 1 mijë praktikantë me kontrata 1-vjeçare pune".

Ndërkohë, ajo prezanton edhe Donika Dogjanin, të renë e punësuar në MASR, duke thënë se pas zhvillimit të praktikës 3-mujore dhe në sajë të performancës shumë të mirë, prej gati 4 muajsh Donika i është bashkuar ekipit të MASR me kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Kushi shtoi se ajo shërben pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në MASR.

Sipas MARS, pjesë integrale që është në vëmendje kryesore të “Paktit për Universitetin” është edhe “Programi Kombëtar i Praktikave të Punës”. Tashmë është kthyer në një mundësi të mirë për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç për integrimin e tyre në administratën qendrore, administratën vendore, institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash

Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash